Ka qenë edhe kryeministri belg Charles Michel midis objektivave të terroristëve që sulmuan një javë më parë Brukselin.
E shkruan e përditshmja në internet Echo, e cila citon burime të besueshme.
Sipas faqes online, në kompjuterin e braktisur nga një nga terroristët që më pas u hodh në erë në aeroportin e Zaventemit, janë gjetur edhe informacione mbi rrugën 16 La Loi Lambermont, që është respektivisht edhe rezidenca e kryeministrit belg Charles Michel.
Policia belge ka rënë në kontakt në kompjuterin gjatë ndërhyrjes në strofullën e Schaerbeek, ku terroristët kishin përgatitur bombat që shpërthyen në 22 mars në aeroport dhe në stacionin e metrosë në Maeelbeek.
Prokurori federal Frederic van Leeuw, që javën e kaluar kishte bërë të ditur që kompjuteri përmbante “informacione interesante”.