Futbolli në Shqipëri më tepër i ngjan një lufte se sa një loje sportive. Pas dhunës në javët e fundit, ditën e sotme po ndodh një terrosh në Ballsh aty ku pas pak do të luhet ndeshja Bylis – Flamurtari, e cila është një finale për mbijetesën në Superiore. Forca të shumta policie kanë “pushtuar” qytetin e vogël jugor teksa çdo gjë duket si në gjendje lufte.
Për më tepër forca e policisë kanë ushtruar dhunë mbi punëtorët e fushës se stadiumit “Adush Muçaj”. Një gjë e papranueshme kjo teksa punëtorët janë larguar të gjithë nga vendet e tyre të punës duke braktisur stadiumin/Minuta90.com