Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aksidenti në Kavajë, flet babai: Pas 4 muajsh në burg, i pashë të mbuluar

2016/05/14 at 5:35 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Aksidenti në Kavajë, flet babai: Pas 4 muajsh në burg, i pashë të mbuluar

Në 7 maj, një aksident përgjaku aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë me gjakun e dy fëmijëve të vegjël. Silva Negollari ishte nisur për të takuar burrin e saj në burgun e Rrogozhinës, e shoqëruar nga tre fëmijët. Por Aliçen dhe Dritanin, babai i tyre Sokoli, do t’i shihte për herë të fundit në dy arkivolë të vegjël.


Dritare.net shkoi në shtëpinë e familjes Negollari, një shtëpi dykatëshe, fshehur në rrugicat e Durrësit të ri, ku humbet, nëse nuk të ndihmojnë. Dhe të ndihmon çdokush sepse të gjithë e dinë shtëpinë e tyre, tani. Në oborrin e zbrazur, qëndron Sokoli, i cili është në arrest shtëpie. E gjejmë duke punuar kopshtin që më shumë ngjan si një arratisje nga realiteti që po përjeton, se aty kopsht nuk ka. Me zë gati të mbytur na tregon se ishte vetë gruaja e tij e cila kishte nxjerrë një prej fëmijëve nga makina.

“Silva ka humbur kontrollin e makinës dhe makina është përplasur me trafikndarësen që ishte me llamarina. Por ajo nuk ishte shpejt, pasi në autostradën ku lejohet me 100km/h, ajo ishte vetëm me 60km/h.”. Me shikimin e ulur, Sokoli na fton të hyjmë brenda dhe të takojmë të shoqen e dy gjyshet e fëmijëve, pa dashur të shtojë gjë më shumë. “Nuk kam çfarë të them, mua fëmijët më ikën. Nuk dua t’ia vë fajin askujt, madje as nuk dua të flas për arrestimin tim, për ndërtimin pa leje. Nuk m’i kthen kush dy fëmijët e mi, çfarëdo të them. Unë fëmijët për herë të parë, pas 4 muajsh, i pashë të mbuluar. Nuk do t’i dëgjoj më te ky oborr të më thërrasin babi, babi,”­ thotë Sokoli zëmbytur dhe largohet për të qëndruar vetëm. Edhe pse dyert e mortit vazhdojnë të jenë të hapura, në shtëpi dëgjohet vetëm heshtja e trishtë. Por në moment del nga dhoma vajza 1 vjeçe që i shpëtoi aksidentit. Ebi vogël ndodhej në sediljen e parë të pasagjerit, në koshin e vet, ndërkohë Aliçe dhe Dritani ishin në pjesën e pasme të makinës, pikërisht aty ku hyri trafikndarësja e prerë, që i mori jetën dy engjëjve, djalit 5 vjeç dhe vajzës 3 vjeçe.

Ebi mban në dorë një kukull dhe nuk i ndahet gjyshe Adiles. “Kur e lëshoj, vrapon nëpër cepat e shtëpisë dhe bërtet, Aniii, Içeee. Pastaj nuk gjen gjë dhe vjen tek unë prapë. Edhe pse është shumë e vogël, përsëri ia ndjen mungesën vëllait dhe motrës. Po ata nuk janë asgjëkund,”­ thotë Adile Dervishi, mamaja e Silvës, që rrotullon sytë nëpër shtëpi, ku nuk shikon asnjë fotografi të fëmijëve të vegjël. Mamaja e Silvanës, nuses 24 vjeçare të asaj shtëpie në mort që prej një jave, tashmë e bën jetën në dy qytete, një ditë rri në Tiranë, ku jeton dhe një ditë tjetër shkon në Durrës.

“Kam frikë ta lë vajzën, edhe pse është e rrethuar me njerëz, tashmë është momenti që ajo ka më shumë nevojë për mua. Se nuk është mirë. Herë­herë e çoj të flejë, se gjumi të ndihmon. Rri e ruaj, kur ajo befas çohet në këmbë në krevat dhe rri, rri në këmbë, pa folur. Më fut frikën dhe e ruaj gjithë kohën, edhe kur shkon në banjë. Më tmerron ideja që Silva të rrijë vetëm. Është e dobët, e përhumbur. Por në të njëjtën kohë në Tiranë është bashkëshorti, që është bërë një grusht dhe sidomos kam frikë për djalin. Është 20 vjeç dhe ishte atje në morg, për të marrë fëmijët. I pa dhe bërtiti. Bërtiti aq shumë sa u dëgjua në gjithë Durrësin. Tani nuk është mirë. I donte shumë ata engjëj të bukur. E di ti sa të bukur ishin!” Znj. Adile tregon se Silva prej katër muajsh ishte bërë nënë e baba, por përsëri nuk i kishte treguar fëmijëve se Sokoli ndodhej në burg, pasi kishte nisur të ndërtonte një shtëpi pa leje në truallin e prindërve, në Gërmenj të Kavajës. “I thoshte që babi është sëmurë e është në spital dhe se do të vijë shumë shpejt. Por ata nuk duronin. E kërkonin përditë. Dhe Silva nuk ia u prishi dot. I mori të tre në makinë dhe u nis. Ditën që ata do të niseshin për në Rrogozhinë, fëmijët sikur e kishin ndjerë që diçka do të ndodhte. Në mëngjes këputën nga një lule, në oborr, dhe i vendosën në kokën e krevatit të tyre,”­ thotë Adile dhe pastaj nuk duron më, por shpërthen në lot. Edhe pse në të vërtetë kërkon ta harrojë, znj. Adile kujton momentin kur Silva i jep lajmin e hidhur. “Më mori në telefon, duke ulëritur e qarë. U terrorizova, deri sa shkova në spitalin e Durrësit.

Nuk doja ta besoja. Pastaj e gjeta atje, si lopë të therur, mes gjakut, me të voglën në kosh tek këmbët e krevatit. Me këtë yll që shpëtoi, që na e la Zoti gjallë.” Me duar që i dridhen Silva sjell kafetë, sytë e saj nuk janë në dhomë me ne, janë të zbrazët. Silva na përgjigjet, kur e pyesim, por nuk është në dhomë. “Më dhemb kraharori, pasi më kapi pjesa e timonit, por asgjë nuk më dhemb sa zemra,”­ nis të qajë Silva. Pastaj pushon, lotët i thahen dhe ngre sërish kokën me shikimin bosh. Nuk është në gjendje të tregojë, por vetëm përqafon vajzën e vogël. T’i shohësh nënë e bijë në atë përqafim mbijetese, të bën të ulërish. Por askush nuk ulërin, madje as flet në atë heshtje pafajësie. Edhe znj. Adile nuk do t’ia lërë fajin kujt. “Nuk them dot se i kujt ishte faji, pasi faji është jetim, gjithmonë, sidomos për njerëz të thjeshtë, siç jemi ne. Por pse shkojnë e burgosin një njeri që vetëm donte të ndërtonte çatinë e shtëpisë? Pse nuk kujdesen më parë për rrugët? Por duhej të vdisnin nipi e mbesa ime që të nisnin punimet për t’u rregulluar.

Tani për ne nuk ka më ngushëllim dhe gishti mbi fajtorë, nuk ka vlerë.”. Një nënë e shkatërruar, një baba me brengë në shpirt, një bebe që kërkon vëllain e motrën të luajë si më parë dhe heshtja që bërtet Ani, Içe, Ani, Içe; është kjo, e sotmja, e familjes Negollari./dritare.net.



Ju sugjerojmë

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

21 Qershor, 2026 8:03 pm
Ngërçi i bisedimeve për paqen luhat sërish tregjet,
Politikë

Spiropali i përgjigjet Ramës: PS të gjejë forcën të vetëpastrohet

21 Qershor, 2026 7:00 pm
Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit
Kryesore

Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit

21 Qershor, 2026 6:55 pm
Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues
Aktualitet

Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues

21 Qershor, 2026 6:52 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

Berisha: Grisja e flamurit izraelit akt kriminal, të ndëshkohet autori

21 Qershor, 2026 4:48 pm
Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët
Life Style

Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët

21 Qershor, 2026 4:46 pm
Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi
Aktualitet

Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi

21 Qershor, 2026 3:32 pm
Tubim edhe në Jug, protestuesit prishin rrethimin 22-vjeçar të Kakomesë
Aktualitet

Tubim edhe në Jug, protestuesit prishin rrethimin 22-vjeçar të Kakomesë

21 Qershor, 2026 2:58 pm
Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore
Bota

Trump: Taksat në Ngushticën e Hormuzit vetëm nëse vendosen nga SHBA-të

21 Qershor, 2026 2:55 pm
Nisin bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, takohen ekipet negociatore
Bota

Nisin bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, takohen ekipet negociatore

21 Qershor, 2026 2:52 pm
Para
Prokuroria kërkon burg për ish-kryekomunarin “çudibërës”

Prokuroria kërkon burg për ish-kryekomunarin “çudibërës”

Vajza e Ema Andreas nis sezonin e plazhit, ja si duket me bikini

Vajza e Ema Andreas nis sezonin e plazhit, ja si duket me bikini

Stefi Prifti: Ja e vërteta e biondes me të cilën po shoqërohem

Stefi Prifti: Ja e vërteta e biondes me të cilën po shoqërohem

Please login to join discussion















TE FUNDIT

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
21 Qershor, 2026

Dita e 22-të e protestës ka nisur me marshimin e qytetarëve drejt Kryeministrisë, që nisi rreth orës 19:30. Qytetarët u...

Lexo më shumë

Spiropali i përgjigjet Ramës: PS të gjejë forcën të vetëpastrohet

Ngërçi i bisedimeve për paqen luhat sërish tregjet,
21 Qershor, 2026

Deputetja e PS, Elisa Spiropali, ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, duke shkruar se Shqipëria do e...

Lexo më shumë

Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit

Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit
21 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur publikisht një komenti të një qytetareje nga Tetova, e cila në rrjetet sociale i...

Lexo më shumë

Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues

Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues
21 Qershor, 2026

Policia ka proceduar penalisht një grup prej 9 protestuesish që qëndruan deri në orët e para të mëngjesit para Kryeministrisë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}