Greqia është goditur nga një tjetër tërmet i fuqishëm ditën e sotme.
Sipas Gjeodezik i Observatorit Kombëtar të Athinës lëkundjet ishin 4.8 ballë dhe epiqendra ndodhej 71 km në juglindje të Karpathos dhe thellësia fokale prej 5 km.
Ndërkohë, përmes një deklarate profesori Efthymios Lekkas u është drejtuar popullit grek se nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar, pasi në këtë zonë është një fenomen i zakonshëm.
Po ashtu ai theksoi se tërmeti i cili tronditi ditën e sotme zonën e Karpathos nuk ka lidhje me tërmetet e fundit në Europë apo me atë të Kretës.
Ndërkoëh, kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i cili është për një vizitë në ishull, shkroi në Tëitter: “Ne lëvizëm pak në Karpathos, por unë u informova se nuk ka lëndime”./ Opinion.al E.Xh.