Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tërmeti/ Shoqata e Ndërtuesve: Asnjë dëm strukturor në ndërtimet pas ‘90

2019/12/03 at 4:35 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas tërmetit Prokuroria e Krujës nis verifikimet në Thumanë

Përmes një deklarate “Shoqata e Ndërtuesve” ka bërë të ditur se dëmet e shkaktuara tek ndërtimet e reja nga tërmeti i 26 Nëntorit janë shkaktuar kryesisht në muret e brendshme dhe në rifiniturat plotësuese, por në asnjë rast në strukturën qendrore të objekteve.

Gjithashtu në deklaratën e tyre thuhet se në asnjë rast në ndërtimet e reja, pas viteve 90 nuk ka pasur probleme në strukturën qendrore të objekteve.

Tërmeti i 26 Nëntorit shkaktoi 51 viktima dhe qindra ndërtesa u shkatërruan në shumë zona të Shqipërisë, ku më të prekurat ishin Durrësi dhe Thumana.

DEKLARATA E SHOQATËS SË NDËRTUESVE
Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë shpreh edhe njëherë dhimbjen për viktimat e shkaktuara nga tërmeti I fundit si dhe solidaritetin për gjithë të prekurit dhe familjet e tyre. Në këto ditë të vështira, ne konfirmojnë se jemi në çdo moment me popullin e prekur nga pasojat dhe dëmet katastrofike të kësaj fatkeqësie natyrore. Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë konstaton se pavarësisht forcës së tërmetit me magnitudë prej 6.4 të shkallës Rihter dhe forcë afro 8 ballë në qytetin e Durrësit, siguria e ndërtimeve të pas viteve ‘90 u vu në një provë të rëndësishme.
Ne vërejmë se, thuajse plotësisht, qëndrueshmëria e strukturave të këtyre ndërtimeve ka mundur të mbajë këtë forcë shkatërrimtare të natyrës. Në asnjë rast, strukturat bazike të ndërtimeve nuk janë kolapsuar nga forca e madhe e tërmetit të mëngjesit të 26 nëntorit. Nga ana tjetër, Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë konstaton se dëmet në ndërtimet e reja janë shkaktuar kryesisht në muret e brendshme dhe në rifiniturat plotësuese, por në asnjë rast në strukturën qendrore të objekteve.

Nisur nga ky konstatim, Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë mendon se është domosdoshmëri hartimi i normave teknike, që aktualisht mungojnë për këto procese në kushtet e veprimeve sizmike mbi strukturat skelet. Normativat ne fuqi nuk trajtojnë ne forme koherente mbrojtjen e rifiniturave nga veprimi sizmik. Eksperienca europiane nëpërmjet Eurokodeve duhet te përqafohet sa me shpejte nga legjislacioni shqiptar. Gjithashtu është nevojë imediate, të plotësohet legjislacioni si dhe të organizohen struktura të posaçme shtetërore për kontrollin e punimeve që nga faza e marrjes së lejes e deri në vënien në shfrytëzim të objektit, gjë që për investimet private praktikisht mungon.
Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë është e gatshme që, së bashku me qeverinë dhe parlamentin, të ofrojë asistencën e saj për ndryshimet e mundshme ligjore për të patur akoma dhe më shumë ndërtime cilësore dhe sa më të sigurta./Opinion.al/

Ju sugjerojmë

Lirimi i Salianjit/Berisha:Dënim politik,vuajti 9 muaj në burg jashtë çdo lloj ligji
Aktualitet

Lirimi i Salianjit/Berisha:Dënim politik,vuajti 9 muaj në burg jashtë çdo lloj ligji

8 Korrik, 2025 12:50 pm
Lirohet me kusht Salianji/Avokati: Element minimal drejtësie, ishte dënim politik!
Aktualitet

Lirohet me kusht Salianji/Avokati: Element minimal drejtësie, ishte dënim politik!

8 Korrik, 2025 12:44 pm
9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
Aktualitet

Situata e zjarreve/Ministria e Mbrojtjes: 25 vatra në 24 orë, 4 janë ende aktive

8 Korrik, 2025 12:31 pm
Deklarata e parë pas lirimit, Salianji: Në orën 17:00 në konferencë në selinë e PD
Aktualitet

Deklarata e parë pas lirimit, Salianji: Në orën 17:00 në konferencë në selinë e PD

8 Korrik, 2025 12:18 pm
FOTO/Kërkon lirimin me kusht, Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit
Aktualitet

Gjykata e Fierit merr vendimin, lirohet nga qelia Ervin Salianji

8 Korrik, 2025 12:13 pm
Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës
-Shëndeti

Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës

8 Korrik, 2025 12:08 pm
Egnatia gati për Evropën/ Tetova: Nuk ka ekip modest në Champions, duam kualifikimin
Sport

Egnatia gati për Evropën/ Tetova: Nuk ka ekip modest në Champions, duam kualifikimin

8 Korrik, 2025 12:05 pm
Rama dhe stafi i Kryeministrisë dhurojnë gjak: Ndihmojmë ata që kanë nevojë, por…
Aktualitet

Rama dhe stafi i Kryeministrisë dhurojnë gjak: Ndihmojmë ata që kanë nevojë, por…

8 Korrik, 2025 11:55 am
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën turisti i huaj
Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën turisti i huaj

8 Korrik, 2025 11:42 am
Sarandë/Çadra e shezlonge në hapësirë publike, procedohet administratorja e biznesit
Aktualitet

Sarandë/Çadra e shezlonge në hapësirë publike, procedohet administratorja e biznesit

8 Korrik, 2025 11:40 am
Para
Apeli ndryshon masën për të pandehurit e “Toyota Yaris”

Apeli ndryshon masën për të pandehurit e “Toyota Yaris”

Ja ku të telefononi për të gjitha situatat e emergjencave civile

Ja ku të telefononi për të gjitha situatat e emergjencave civile

Trump: Presidenti francez ka fyer NATO-n

Trump: Presidenti francez ka fyer NATO-n

TE FUNDIT

Lirimi i Salianjit/Berisha:Dënim politik,vuajti 9 muaj në burg jashtë çdo lloj ligji

Lirimi i Salianjit/Berisha:Dënim politik,vuajti 9 muaj në burg jashtë çdo lloj ligji
8 Korrik, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban një konferencë për mediat pas lënies së lirë të Ervin Salianjit. Kryedemokrati...

Lexo më shumë

Lirohet me kusht Salianji/Avokati: Element minimal drejtësie, ishte dënim politik!

Lirohet me kusht Salianji/Avokati: Element minimal drejtësie, ishte dënim politik!
8 Korrik, 2025

Avokat i ish-deputetit Ervin Salianji, Ledio Braho, ka folur për mediat pas vendimit të Gjykatës së Fierit e cila vendosi...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve/Ministria e Mbrojtjes: 25 vatra në 24 orë, 4 janë ende aktive

9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
8 Korrik, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar  25 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive. Këto vatra...

Lexo më shumë

Deklarata e parë pas lirimit, Salianji: Në orën 17:00 në konferencë në selinë e PD

Deklarata e parë pas lirimit, Salianji: Në orën 17:00 në konferencë në selinë e PD
8 Korrik, 2025

Pas lirimit nga qelia, dhe pas vendimit të Gjykatës së Fierit, Ervin Salianji deklaroi për mediat se do të jetë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com