Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tërmeti/Rama thirrje opozitës:Mos ia kurseni popullit shqiptar këtë nevojë

2019/12/01 at 8:40 AM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tërmeti/Rama thirrje opozitës:Mos ia kurseni popullit shqiptar këtë nevojë

Kryeministri Edi Rama u ka bërë përsëri apel partive të opozitës të ulen në një tryezë për të dhënë idetë dhe mbështetjen e tyre për tragjedinë nga tërmeti që përfshiu Durrësin dhe Thumanën.

Në mbledhjen e mëngjesit të sotëm të qeverisë, Rama i bëri thirrje Bashës dhe përfaqësuesve të tjerë opozitarë që të mos ia kursejnë popullit shqiptar ndihmën për këtë nevojë.

Kreu i qeverisë njoftoi se do të aktivizohet fondi prej 1 mln lekësh, ndërsa fëmijët dhe pensionistët do të mund të marrin bursa dhe pension të veçantë brenda muajit nëntor.

“Më mundon pak mungesa e një elementi. Skepticizmi i opozitës për t’u përfshirë në këtë proces dhe për të pasur përfaqësuesit e vet. Nuk e kuptoj dot refuzimin që forcat politike të ulen në një tryezë. Duhet të reflektohet për këtë. Kjo nuk është politikë. Sepse politika në fakt ka lindur që njerëzit të adresojnë sfida dhe të zgjidhin probleme që nuk zgjidhen kur janë vetëm. Politika duhet të bëjë mrekullira. Nuk e kuptoj dot që të ulet në tryezë përfaqësia e këtij vendi, qenka propagandë. Nuk dua të bëj asnjë polemikë por edhe njëherë tjetër i bëj thirrje Lulzim Bashës dhe opozitës të mos ia kursejnë popullit shqiptar këtë nevojë. Është nevoja e njerëzve të shikojnë këtu bashkim, që në këto ditë të zeza ata që nuk e shohin dot njeri tjetrin në sy të bëjnë një hap prej asaj që ka ndodhur. Unë e kam parë me kënaqësi dhe respekt një mesazh të tij që bënte thirrje për bashkim, sepse tingëllojnë si hipokrizi  ku nuk ka vepra, po ky nuk është rasti sepse besoj se mesazhi ka qenë i ndjerë. Ministrja e Financave dhe kryetari i Komitetit Kombëtar po punojnë me ekspertët për rishikimin e buxhetit. Përgjigja dhe reagimi i partnerëve është inkurajues sepse nevoja për të krijuar një bazë solide për operacionin e rindërtimit është e madhe. Të gjitha familjet të targetohen sipas nevojë që procesi të mos marrë vite e vite. Na është ngarkuar që të merret me familjet e viktimave. Familjeve të vetmuara, të Thumanës ju duhen vetëm opsione, nëse dëshirojnë të qëndrojnë aty ose të vijnë në Tiranë. Për familjet që kanë pasur këto goditje ikja në një vend do ishte zgjidhja më e mirë sepse qëndrimi aty ku humbën gjithë ato njerëz do e bënte të vështirë rikuperimin psikologjik të tyre. Brenda mesit të dhjetorit të gjithë do jenë nëpër shtëpia. Kështu me familjet në Durrës dhe kështu me familjen në Tiranë. Fondi prej 1 mln lekësh duhet të aktivizohet sot. Janë edhe dy familje në Kosovë që duhen kontaktuar dhe duhet ta marrin këtë fond. Fëmijët duhet të marrin bursën duke përfshirë edhe muajin nëntor. Për pensionistët, nuk bëhet fjala për një pension të çfarëdoshëm por pensionin e veçantë të Republikës së Shqipërisë. Të gjithë ata që janë pensionistë në këto familje dhe shuma duhet të jetë e lërueshme menjëherë. Nëse do të dhurohet në dhjetor brenda do të jetë edhe pensioni i nëntorit”, tha Rama./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet
Aktualitet

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11 Tetor, 2025 10:11 pm
Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj
Kryesore

Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj

11 Tetor, 2025 9:38 pm
Inaugurohet “Tirana Moons”, Rama:Sa herë mblidhen arkitektët, Shqipëria luan ndeshje
Aktualitet

Inaugurohet “Tirana Moons”, Rama:Sa herë mblidhen arkitektët, Shqipëria luan ndeshje

11 Tetor, 2025 8:41 pm
Sfidë historike edhe për Elseid Hysajn, barazon rekordin e ish-kapitenit Lorik Cana
Sport

Sfidë historike edhe për Elseid Hysajn, barazon rekordin e ish-kapitenit Lorik Cana

11 Tetor, 2025 7:51 pm
Zbulohet formacioni i Kombëtares shqiptare për Serbinë
Kryesore

Zbulohet formacioni i Kombëtares shqiptare për Serbinë

11 Tetor, 2025 7:02 pm
Humbën rrugën gjatë eksplorimit të zonës së Shebenikut, gjenden turistët
Aktualitet

Humbën rrugën gjatë eksplorimit të zonës së Shebenikut, gjenden turistët

11 Tetor, 2025 6:02 pm
Andorra bën surprizë në grupin tonë, barazon 2-2 në Letoni dhe merr pikën e parë
Sport

Andorra bën surprizë në grupin tonë, barazon 2-2 në Letoni dhe merr pikën e parë

11 Tetor, 2025 5:38 pm
Zelensky vlerëson Trump për marrëveshjen në Gaza: Arritje e jashtëzakonshme
Bota

Zelensky vlerëson Trump për marrëveshjen në Gaza: Arritje e jashtëzakonshme

11 Tetor, 2025 5:35 pm
Shqiptari kapet duke hedhur plehrat e biznesit në parkun e New York, arrestohet
Kronikë

Shqiptari kapet duke hedhur plehrat e biznesit në parkun e New York, arrestohet

11 Tetor, 2025 4:55 pm
Provokohet kombëtarja, vendosin hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë
Sport

Provokohet kombëtarja, vendosin hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë

11 Tetor, 2025 4:13 pm
Para
Thirrja e Mbretit Zog ndaj popullit shqiptar për të mbrojtur vendin nga…

Thirrja e Mbretit Zog ndaj popullit shqiptar për të mbrojtur vendin nga...

Tërmeti/Dëmtohet pallati  në Bulqizë, banorët nuk e braktisin

Tërmeti/Dëmtohet pallati në Bulqizë, banorët nuk e braktisin

Dëmet nga tërmeti, Shahini: Në 52 shkolla nuk mund të zhvillohet mësim

Dëmet nga tërmeti, Shahini: Në 52 shkolla nuk mund të zhvillohet mësim

TE FUNDIT

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet
11 Tetor, 2025

Një incident me armë ka ndodhur në qendër të Prishtinës, aty ku po ndiqet ndeshja Serbi-Shqipëri Pas golit të Rei...

Lexo më shumë

Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj

Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj
11 Tetor, 2025

Kombëtarja shqiptare ka kaluar në avantazh ndaj asaj serbe, në super-sfidën që luhet në Leskovac. Ishte Rei Mamaj ai që i...

Lexo më shumë

Inaugurohet “Tirana Moons”, Rama:Sa herë mblidhen arkitektët, Shqipëria luan ndeshje

Inaugurohet “Tirana Moons”, Rama:Sa herë mblidhen arkitektët, Shqipëria luan ndeshje
11 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e inagurimit të “Tirana Moons” në Sheshin Nënë Tereza, një oaz i gjelbër kushtuar librit....

Lexo më shumë

Sfidë historike edhe për Elseid Hysajn, barazon rekordin e ish-kapitenit Lorik Cana

Sfidë historike edhe për Elseid Hysajn, barazon rekordin e ish-kapitenit Lorik Cana
11 Tetor, 2025

Elseid Hysaj vazhdon të shkruajë historinë me fanellën kuqezi. Mbrojtësi i djathtë i Lazio-s do të jetë titullar edhe sonte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com