Tërmeti që goditi Shqipërinë ka shkaktuar deri tani 13 viktima.
Një ndër ta mësohet se është edhe kryekomisari Bajram Hajdarmataj. Trupi i tij është nxjerrë i pajetë nga rrënojat e Kavalishencës në Durrës, nga vetë kolegët e tij.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe Presidenti Meta.
“Me keqardhje të madhe u shpreha sot përfaqësuesve të Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura, nga Kavaleshenca e Ministrisë së Brendshme në Durrës, ngushëllimet më të thella e të sinqerta, për humbjen e jetës në krye të detyrës të kolegut dhe pedagogut të nderuar, Bajram Hajdarmataj.
Jam pranë familjarëve, miqve dhe kolegëve të Tij në këto momente tepër të rënda për ta!”, shkruan Meta.