Pas tërmetit shkatërrues i cili la pas dhjetëra viktima, Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Kulturës Kombëtare Tiranë, lajmërojnë se lëkundjet e forta kanë shkaktuar dëme të rënda në monumentet e kulturës së zonës, sidomos në Kalanë e Prezës dhe të Krujës.
Sipas kësaj ministrie, hyrja në këto Kala është rreptësishtë e ndaluar në radhë të parë për të garantuar jetën e personave dhe për të mos dëmtuar më shumë monumentet.
Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Kulturës Kombëtare Tiranë shtojnë gjithashtu se ato nuk janë përgjegjëse për çdo pasojë nga thyerja e këtij udhëzimi./ Opinion.al