Aktualitet

Tërmeti/ Ministria e Arsimit: Kur do të zëvendësohen ditët e pushimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:35 - 22/01/20 |
Opi Nion

Ministria e Arsimit ka vendosur të zëvendësojë ditët e bëra pushim për shkak të tërmetit tragjik  të 26 nëntorit.

Sipas ministrisë, pushimet do të zëvendësohen në shkollat e Tiranës, Durrësit, Vorës, Kurbinit, Shijakut, Krujës, Lezhës, Mirditës, Rrogozhinës, Kamzës dhe Kavajës.

Ministria ka urdhëruar që këto ditë të zëvendësohen me të shtunat, duke filluar nga 25 janari e në vijim, deri më 28 mars.

Në këtë urdhër thuhet se shkollat e Lezhës, Mirditës, Rrogozhinës, Kamzës dhe Kavajës, zëvendësimi do të bëhet në ditët 25 janar, 29 shkurt dhe 16 mars.

Ndërkohë, në shkollat e Tiranës, Durrësit, Vorës, Kurbinit, Shijakut dhe Krujës, zëvendësimi do të bëhet në ditët 25 janar, 15 dhe 29 shkurt, 16 dhe 28 mars./ Opinion.al

Pas