Kryeministri Rama i ka bërë thirrje qytetsrëve të ruajnë qetësinë pas tërmeteve.
Në një reagim në Twitter, Rama thotë se situata është e rëndë dhe është shoqëruar me viktima. Ai bën me dije se po punohet me të gjitha mundësitë për përballimin e situatës.
“Goditja e fuqishme e tërmetit ka krijuar pasoja të rënda dhe fatkeqësisht kemi jetë të humbura?Të gjitha strukturat e shtetit janë në këmbë qysh në momentet e para pas goditjes. Punohet intensivisht për të shpëtuar çdo jetë të mundshme në disa pika fatale në Durrës e Thumanë?
Eshtë një moment dramatik ku sidoqoftë duhet të ruajmë me çdo kusht qetësinë,të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit e ta përballojmë këtë goditje SE BASHKU?Ne do të bëjmë gjithçka kemi në dorë dhe me miqtë e mëdhenj në krah do ta kalojmë edhe këtë situatë?#Kurajo #Durim #Solidaritet” , shkruan Rama.