Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tërmeti i dëmtoi shtëpinë, qytetari: Shteti nuk më ka ndihmuar

2020/09/09 at 10:18 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tërmeti i dëmtoi shtëpinë, qytetari: Shteti nuk më ka ndihmuar

Shpëtim Dollakut është një prej banorëve të Shijkaut, i cili gjatë tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar pësoi dëme të mëdha në shtëpinë e tij.

Gjatë një bashkëbisedimi me Shefin e kabinetit të kryetarit të Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, Dollaku ka treguar vështirësitë e familjes së tij të përbërë prej 4 anëtarësh.

Ai është shprehur se shtëpinë e ka jashtë përdorimit, pasi niveli i dëmit është DS3 dhe gjithsesi vijon të jetojë në kushtet e rrezikut brenda banesës pasi nuk ka ku të shkojë.

Shpëtim Dollakut deklaron se 10 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit nuk ka marrë asnjë ndihmë financiare nga shteti, as për tërmet dhe as gjatë pandemisë, edhe pse është i papunë.

Kryefamiljari thotë se edhe pas tërmetit tragjik, përfaqësuesit e Bashkisë dhe komisioni i vlerësimit të banesës kanë shkuar vetëm njëherë për të parë dëmet.

Shpëtim Dollaku: Jam Shpëtim Dollaku nga Shijaku. Jam kryefamiljar, vetë i katërt. Na ra tërmeti dhe shtëpia na ka dalë jashtë përdorimit fare. S’na kanë ardhur. Vetëm një herë na kanë ardhur ato të huajt e s’ka ardhur asnjë të më pyetur. S’kena marr as ndihmë, as për tërmetin, as për pandeminë, asnjë gjë. Jam pa punë. Dua që nga shteti të vinë të më rregullojnë shtëpinë, të më japin dëmshpërblimin, lekët. Të më japin lekët. Janë të pabanueshme, shife. Muret mbajtës janë… flej me frikë me kalamajtë. Nga shteti kërkoj të vij të vlerësojnë dëmin sa më takon, të më japin lekët, të filloj dhe unë punimet. Të vij të më vlerësoj dëmin sa më takon, të vijë të më japi lekët të filloj dhe un punimet si i thonë.

Teliti: Kur kanë ardhur përfaqësuesit e bashkisë dhe njësisë administrative këtu?

Shpëtim Dollaku: Një herë kanë ardhur e si kam parë më.

Teliti: Kur që në nëntor, dhjetor të vitit të kaluar?

Shpëtim Dollaku: Po që atëherë s’kanë ardhë më fare, as s’kanë ardhë asgjë!

Teliti: Ndonjë letër, ndonjë vlerësim, ndonjë dokument, të kanë dhënë?

Shpëtim Dollaku: Kam DS3-in, ja ta jap. Ja ku janë letrat që ka dalë shtëpia DS3-sh që më tako me ligj, më tako që të më vlerësohet, as kanë ardhë me pyet, asnjë lloj gjëje, vetëm ma letra si letra bakalli s’vijnë…

Teliti: A të kanë dhënë një shpërblim që ka dal me qënë se ta kanë vlerësuar?

Shpëtim Dollaku: Asnjë qind lekë.

Teliti: Pavarësisht se të takojnë…

Shpëtim Dollaku: Më takojnë se nuk është duke i dhënë as Edi Rama, as Bashkia, është duke i dhënë bota.

Teliti: Po te Njësia Administrative a ke shkuar të interesohesh?

Shpëtim Dollaku: Kam shkuar ore, kam shkuar…

Teliti: Çfarë ju thanë?

Shpëtim Dollaku: Njëherë thanë bëni letrat gati. I bëra letrat, kam fotografitë, me inxhinier që ka liçensë inxhinier ndërtues…

Teliti: Që more inxhinierët i pagove ti lekët?

Shpëtim Dollaku: Vetë o vëlla, shkova i pagova lekët vetë!

Teliti: Pra shkove i pagove dhe lekët për inxhinierët për të bërë vlerësimin?!

Shpëtim Dollaku: Po pagova dhe lekët për inxhinierin edhe s’na dhanë gjë!

Teliti: Dhe në vend që të t’i japin lekët që të takojnë, po të thonë na jep ti lekë ne. Jepi ti lekë shtetit!

Shpëtim Dollaku: Në vend që të të japin lekët… do paguash. Situata është shumë e keqe. Unë dua nga shteti të vijë të më vlerësojë dëmin, të më japi lekët, të fillojë punimet. Asgjë tjetër s’dua!

Ju sugjerojmë

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur
Kronikë

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur

15 Nëntor, 2025 10:51 pm
Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb
Sport

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb

15 Nëntor, 2025 9:11 pm
Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje
Kryesore

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje

15 Nëntor, 2025 9:09 pm
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Nga mishi te kafeja, Trump ul tarifat doganore për mbi 100 produkte ushqimore

15 Nëntor, 2025 8:16 pm
Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë
Sport

Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë

15 Nëntor, 2025 7:12 pm
Serbia në krizë nafte, çmimet mund të rriten
Rajoni

Serbia në krizë nafte, çmimet mund të rriten

15 Nëntor, 2025 6:55 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

24-vjeçari aksidenton për vdekje të miturën në Rrogozhinë

15 Nëntor, 2025 6:29 pm
Shqipëri-Angli/ Policia zbulon planin e masave, ja rrugët që bllokohen
Aktualitet

Shqipëri-Angli/ Policia zbulon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

15 Nëntor, 2025 5:58 pm
Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur
Kryesore

Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur

15 Nëntor, 2025 5:52 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Padi 5 miliardë dollarëshe kundër BBC? Trump: Ata mashtruan e më ndryshuan fjalët

15 Nëntor, 2025 5:30 pm
Para
Emri/ Aksidenti me vdekje në Sarandë, pranga 35-vjeçarit

Emri/ Aksidenti me vdekje në Sarandë, pranga 35-vjeçarit

Marrëveshja Kosovë-Serbi, çfarë paralajmëron SHBA

Marrëveshja Kosovë-Serbi, çfarë paralajmëron SHBA

Grabisnin banesa në Tiranë, arrestohen tre persona

Grabisnin banesa në Tiranë, arrestohen tre persona

TE FUNDIT

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur
15 Nëntor, 2025

Një automjet është qëlluar me armë zjarri në rrugën Shkodër-Hanin Hotit ndërsa nga kjo ngjarje nuk ka persona të plagosur...

Lexo më shumë

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb
15 Nëntor, 2025

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka arritur edhe një sukses të madh, duke i dhuruar Kosovës medaljen e artë në Grand...

Lexo më shumë

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje
15 Nëntor, 2025

Kapiteni i Kombëtares së Anglisë, Harry Kane, ka folur para ndeshjes së fundit të raundit të kualifikueseve ndaj Shqipërisë, duke...

Lexo më shumë

Nga mishi te kafeja, Trump ul tarifat doganore për mbi 100 produkte ushqimore

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
15 Nëntor, 2025

Tarifa më të ulëta mbi importet bujqësore si mishi i viçit, bananet, kafeja dhe domatet. Këtë e parashikon një urdhër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com