Kronikë

Emri/ Aksidenti me vdekje në Sarandë, pranga 35-vjeçarit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:29 - 09/09/20 |
Opi Nion

Policia ka arrestuar 35-vjeçarin Erti Bllaca pasi shkaktoi ditën e djeshme aksidentin me vdekje afër Piqerasit në Sarandë.

Bllaca humbi kontrollin e mjetit të tij dhe më pas u përplas me murin, ku si pasojë humbi jetën pasagjeri Armand Asllani.

Ndërkohë, Bllaca me pasagjeren Aurora Kalemi u plagosën dhe u dërguan në spital, teksa sot është arrestuar.

Njoftimi i policisë

Sarandë-Policia ka arrestuar ne flagrancë shtetasin E.B., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 08.09.2020, në aksin rrugor Borsh-Sarandë,në vëndin e quajtur Piqerras, duke drejtuar automjetin e markës Citroen, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin rrethues të një banese, ku si pasojë ka humbur jetën pasagjeri A.A., 36 vjeç, banues ne Durrës./Opinion.al

Pas