Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tërmeti/ Historia Prekëse: Priste rrogën e 2 muajve që të…

2019/12/04 at 5:28 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Tërmeti/ Historia Prekëse: Priste rrogën e 2 muajve që të…

Kristjan Preçi është një prej viktimave të tërmetit të 26 Nëntorit në Thumanë, pasi pallati ku ai kishte shtëpinë u rrënua plotësisht nga lëkundjet e forta.


Në shtëpinë e dëmtuar të xhaxhait të tij, rreth 100 metra larg qendrës së Thumanës, babai i 25-vjeçarit na rrëfen bisedën e fundit me djalin dhe dëshirën e paplotësuar të tij për të festuar më 28 Nëntor ditëlindjen e mamasë së tij, pasi kishte punuar dy muaj dhe priste të merrte rrogën.

 “Biseda ime e fundit ka qenë po atë natë, para se të ndodhte kjo, darka e datës 25, rreth orës 19:00. Kishte dy muaj që kishte filluar punë dhe nuk i kishte marrë akoma lekët. Kishte filluar në një fabrikë këpucësh afër Fushë-Krujës. Ishte akoma në provë si të thuash, erdhi pronari i vetë që solli lekët e djalit që kishte punuar, se nuk i kishte marrë akoma rrogën. Kam pasur këtë kujtim me djalin atë natë: Nëna e vet më datë 28 Nëntor ka pasur ditëlindje. Më thotë babi, kur t’i marr lekët do ta marr mamin edhe gjyshen dhe do të shkoj të haj një drekë tek një restorant që është këtu, që kushton pak, se kam filluar edhe punë dhe kam qejf që ta çoj mamin dhe nënën”.

Marjan Preçi, i emocionuar rrëfen se në tërmetin e një viti më parë, të dy apartamentet e tij kishin pësuar plasaritje dhe krisje të dukshme, 30 centimetra poshtë tavanit, në të gjitha dhomat.

“Dhoma e gjumit kishte një plasje horizontale, rreth e rrotull në tavan. 20-30 centimetra poshtë tavanit. Pika ku ka fjetur djali, në dhomën e ndenjes, ka pasur një çarje të fuqishme muri deri në një farë pike, tipit sikur bie rrufeja, shumë degëzime. Edhe po e njëjta gjë tavani. Kishte edhe çarje nëpër qoshe, vertikale. “

Babai i Kristjanit rrëfen dhe momentin kur mori vesh lajmin e hidhur për të birin dhe ndihmën që i dhanë për t’u kthyer nga Gjermania, aty ku punonte prej vitesh për t’u siguruar mbijetesën bashkëshortes, Kristjanit dhe nënës së tij.

“Unë jetoj në Gjermani bashkë me djalin e vogël. Në orën 04:30 të mëngjesit marr një telefonatë nga vëllai i madh, Moisiu. A e di që është bërë nami, ka rënë tërmet? Edhe nuk e dimë… por 99 përqind e ka mbytur djalin. Nuk e kam marrë veten, nuk e kam ditur se ku jam. Jam nisur për në Shqipëri me një shok të punës nga Kosova. Ai më është gjendur për gjithçka. Munda të marr avionin që të jem në orën 2 e gjysmë po atë ditë në Thumanë. Kam ardhur tek shtëpia, kam gjetur çdo gjë të organizuar nga vëllezërit, shoqëria e miqësia, sepse mua shtëpitë më ishin shembur të dyja”.

Gjallë i ka mbetur dhe vëllai i Kristjanit, që jetonte me të atin në Gjermani, ku ishte në shkollë të mesme. Në Thumanë nga tërmeti arriti të shpëtonte mamaja dhe gjyshja e Kristjanit. Po ku po strehohet sot familja Preçi?

“Urdhëro (tregon me gisht nga çadra). Pas 3-4 ditësh, kur kam futur djalin në tokë na kanë dhënë një çadër. Na ka ardhur ushtria, na kanë montuar çadrën në kohë. Kemi shkuar me turp, pa turp, sepse unë po ta kisha djalin gjallë unë nuk i kisha rënë instancave për të marrë një copë bukë, një diçka, por isha i detyruar se nuk kam ku të shkoj, nuk kam ku të përplas kokën. Një njeri që sapo i ka vdekur djali, të shkojë të trokasë për një copë punë, apo një tenxhere gjellë nuk e di, a e imagjinon se çfarë duhet të hash ti me veten tënde, do ta hash veten me dhëmbë, nuk di si ta them… Sepse ishte dëm i madh, popullsi e madhe, ndoshta këta nuk kanë pasur mundësi me i bërë të gjitha, por unë do ta shihja më të udhës që çdo njeri, kush ka që mund të strehohet në një vend tjetër mund të vinin të na pyesnin, kishte rrugë që mund të bëhej më mirë. Një person i funeralit merr në telefon vëllain tim dhe i thotë, dëgjo këtu nëse keni problem me drekën dhe të tretat, për pagesën, çojani telefonin atij personit dhe unë flas me atë personin që ta paguaj unë. Isha aq i revoltuar sa do i kisha kthyer një përgjigje shumë banale, po nuk më la vëllai. Unë me gjithë mend jam fukara, por ama ne zona këtej, kemi diçka të mirë që i gjendemi njëri-tjetrit. Ndoshta për mirë jo, po për të keq të gjithë bëhemi”.

Por a do të jetojë më në Thumanë pas tragjedisë në familje?

“Jeta vazhdon. Unë si person nuk kam dëshirë ta shoh më Thumanën me sy, jo për faj të Thumanës. Unë kam komplet kujtimin e djalit. Dal aty më del djali, dal atje kujtoj djalin, dal në kafe kujtoj djalin… dua të kem sa më pak stres, ngarkesë, në këtë drejtim.”

Ndërsa Moisiu, xhaxhai i Kristjanit, rrëfen 7 ditë nga tërmeti, vështirësitë për të mbijetuar dhe për t’u strehuar 12 pjesëtarë të familjes në oborrin e shtëpisë private./Burimi Tv Klan/

 



Ju sugjerojmë

Ushtria shton sulmet në Gaza, izraelitët mbushin sheshet në protesta
Bota

Ushtria shton sulmet në Gaza, izraelitët mbushin sheshet në protesta

3 Shtator, 2025 10:35 pm
Andriola Kambo sjell “Muza Fashion Fair”, dedikuar industrisë së modës!
Aktualitet

Andriola Kambo sjell “Muza Fashion Fair”, dedikuar industrisë së modës!

3 Shtator, 2025 10:26 pm
Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina: Nuk është rastësi që Tirana…
Bota

Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina: Nuk është rastësi që Tirana…

3 Shtator, 2025 9:54 pm
Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”
Bota

Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”

3 Shtator, 2025 8:35 pm
Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë shqiptare në Kroaci, kishin pesticide
Aktualitet

Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë shqiptare në Kroaci, kishin pesticide

3 Shtator, 2025 7:40 pm
Plazhet më të pistë në Shqipëri
Aktualitet

Plazhet më të pistë në Shqipëri

3 Shtator, 2025 6:52 pm
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë

3 Shtator, 2025 6:28 pm
PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar
Kryesore

PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar

3 Shtator, 2025 6:11 pm
Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror
Kryesore

Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror

3 Shtator, 2025 5:34 pm
Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Rritet përditë sipërfaqja e çliruar e hapësirave

3 Shtator, 2025 5:32 pm
Para
Aksident i rëndë me katër të plagosur në rrugën e Hanit të Hotit

Aksident i rëndë me katër të plagosur në rrugën e Hanit të Hotit

“Pallati është i sigurt”, Lleshaj – ish-deputetes: Shko gjej punën

"Pallati është i sigurt", Lleshaj - ish-deputetes: Shko gjej punën

Tërmeti/ Eliza Dushku organizon në Harvard eventin për mbledhje fondesh

Tërmeti/ Eliza Dushku organizon në Harvard eventin për mbledhje fondesh
















TE FUNDIT

Ushtria shton sulmet në Gaza, izraelitët mbushin sheshet në protesta

Ushtria shton sulmet në Gaza, izraelitët mbushin sheshet në protesta
3 Shtator, 2025

  Qytetarët izraelitë kanë dalë në rrugët e Jerusalemit të mërkurën për ta kundërshtuar thirrjen në ushtri të dhjetëra mijëra...

Lexo më shumë

Andriola Kambo sjell “Muza Fashion Fair”, dedikuar industrisë së modës!

Andriola Kambo sjell “Muza Fashion Fair”, dedikuar industrisë së modës!
3 Shtator, 2025

Një hapësirë ku kreativiteti dhe biznesi takohen, ky është vizioni pas ‘Muza Fashion Fair’ (MFF),  një nisëm e re e...

Lexo më shumë

Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina: Nuk është rastësi që Tirana…

Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina: Nuk është rastësi që Tirana…
3 Shtator, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të mërkurën se pjesëmarrjen e tij në paradën ushtarake në Pekin e shfrytëzoi për...

Lexo më shumë

Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”

Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”
3 Shtator, 2025

Presidenti Donald Trump sapo ka folur në Zyrën Ovale së bashku me Presidentin polak Karol Nawrocki. Sipas mediave të huaja,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com