Shqipëria është goditur nga tërmeti pasditen e sotme. Lëkundjet e tërmetit u ndien rreth orës 18:01 në Tiranë.
Epiqendra e tërmetit ishte në Burrel në fshatin Vinjollë.
Konkretisht, sipas EMSC, lëkundja ishte me magnitudë 4.0 Rihter, 12 km në lindje të Burrelit.
Paraprakisht nuk raportohen dëme, teksa lëkundjet janë ndjerë dhe në disa qytete të tjera, përfshirë edhe Tiranën.