Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga Kopshti Botanik te ndërtimi i shkollave të reja, Veliaj prezanton disa nga projektet në fokus të buxhetit për vitin 2025

2024/12/17 at 6:35 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga Kopshti Botanik te ndërtimi i shkollave të reja, Veliaj prezanton disa nga projektet në fokus të buxhetit për vitin 2025

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prezantoi disa nga projektet kryesore të investimeve për vitin e ardhshëm, duke e vënë theksin te ndërtimi i shkollave të reja.


Veliaj tha se numri i shkollave të reja të ndërtuara në 10 vitet e fundit do ta kalojë shifrën 50.

“Duam të shtojmë shkollat te Njësia 13. Sapo kemi prokuruar 3 shkollat e para për t’u ndërtuar në zonën e Astirit ose lagjja ‘Rilindja’. Me gjithë atë sherr tek Astiri, por sa mirë që u bë edhe Unaza, sa mirë që u bënë edhe lagjet. Tani fillojnë edhe tre shkollat e reja, por duam të bëjmë të njëjtën gjë te Liqeni i Thatë, pranë Kopshtit Botanik, në një pronë të bashkisë. Nuk po flas për brenda Kopshtit Botanik sepse plas histeria, por bëhet fjalë në cep të Kopshtit Botanik, dhe një tjetër te shkolla “Dritëro Agolli”, që është midis pallateve te Parku Olimpik. Këto janë tre investime për pjesën e njësisë tuaj dhe besoj se me 45 shkollat që i kemi bërë tashmë, do të shkojmë në 50 shkolla të reja në të gjithë Tiranën”, tha Veliaj.

Ai shtoi se një tjetër investim i rëndësishëm është ai për krijimin e një hapësire që mund të shfrytëzohet për qendër panairesh. Ndërsa, theksoi se ky buxhet synon të mbyllë punën në disa ndërtesa dhe hapësira ikonike të Tiranës, të cilat nuk janë përfunduar për shkak të gjyqeve.

“Pas Tregut Agro-Ushqimor, qeveria ka hapur një konkurs paraprak për të pasur një qendër të madhe të panaireve, për ata që duan të reklamojnë produkte industriale dhe ta trajtojnë Tiranën si pikën hyrëse të të gjitha panaireve në Ballkan, Kjo do t’i shtonte më shumë turistët, do sillte më shumë biznes në Tiranë. Përveç kësaj, janë edhe disa hapësira të tjera ikonike, si Kopshti Botanik, në të cilin ende nuk kemi investuar sepse jemi në gjyq e mezi pres të nisim punë”, tha Veliaj.

Në fund, kryebashkiaku theksoi se një tjetër projekt i rëndësishëm është transformimi i akuadromit, për t’u kthyer në një hapësirë kursesh sportive.

“Atë hapësirë e morëm nga privatët dhe sot është si dita me natën me ç’ka qenë, por si dizajn është ende i viteve ’90. Jemi duke përgatitur një konkurs – njësoj siç po bëjmë për qendrën për trajtimin e fëmijëve me spektrin e autizmit, që do të ndërtojmë në Njësinë 2 – për transformimin e hapësirës së akuadromit. Do të shohim idetë më të mira, por është shumë e rëndësishme ta bëjmë pesë herë më të bukur, më të madhe dhe më ndjellëse këtë hapësirë”, përfundoi Veliaj.



Ju sugjerojmë

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues
Aktualitet

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues

15 Qershor, 2026 10:38 pm
Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”
Aktualitet

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”

15 Qershor, 2026 8:08 pm
Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin
Bota

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin

15 Qershor, 2026 7:47 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Dita e 16-të, nis protesta e qytetarëve

15 Qershor, 2026 7:07 pm
Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë
Sport

Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë

15 Qershor, 2026 5:46 pm
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
Bota

Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?

15 Qershor, 2026 4:52 pm
Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur

15 Qershor, 2026 2:57 pm
Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?
Te Fundit

Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?

15 Qershor, 2026 2:32 pm
Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes
Sport

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes

15 Qershor, 2026 1:52 pm
Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit
Kronikë

Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit

15 Qershor, 2026 1:42 pm
Para
Besimi i amerikanëve në sistemin gjyqësor bie në nivel rekord

Besimi i amerikanëve në sistemin gjyqësor bie në nivel rekord

I dënuar për grabitjen e 4.6 milionë Eurove në Rinas, Klement Çala izolohet në “41 Bis”

I dënuar për grabitjen e 4.6 milionë Eurove në Rinas, Klement Çala izolohet në “41 Bis”

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit: Duhet të kemi kontrollin e sigurisë në Gazë pas luftës

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit: Duhet të kemi kontrollin e sigurisë në Gazë pas luftës
















TE FUNDIT

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues
15 Qershor, 2026

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se 19 persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pas veprimeve hetimore...

Lexo më shumë

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”
15 Qershor, 2026

Ka nisur në Tiranë dita e 16-të e protestës jo-partiake. “S’ka PD që na ndalon, ne po bëjmë revolucion”. Me...

Lexo më shumë

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin
15 Qershor, 2026

“Marrëveshja e arritur dje me Iranin është funksionale për të ardhmen dhe është në interes të Teheranit ta zbatojë atë”,...

Lexo më shumë

Dita e 16-të, nis protesta e qytetarëve

Auto-Skicë
15 Qershor, 2026

Ka nisur dita e 16-të e protestës qytetare në Tiranë, ku qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}