Mbikalimi i Shkozetit në rrezik shembje, si pasojë e tërmetit që goditi sot Shqipërinë.
Kjo ka sjelle edhe bllokimin e qarkullimit në Shkozet.
Deri më tani bëhet fjalë, sipas të dhënave zyrtare për të paktën 6 persona që kanë humbur jetën. Një person ka mbetur i vdekur në Kurbin, ndërsa në panik e sipër është hedhur nga ballkoni. Në Durrës, një grua është nxjerrë nga rrënojat e një pallati që është shembur. Po në Durrës janë gjetur në rrënojat e një hoteli 2 persona të tjerë. Ndërsa 2 gra të moshuara janë gjetur në rrënojat e tre pallateve të shembur në Thumanë./Opinion.al