Pas tërmetit 6.4 ballë, që la pas dhjetëra viktima, komuniteti i biznesit në Elbasan por edhe biznesmenë nga zona të ndryshme të vendit janë bërë bashkë për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti.
Sot në Elbasan është organizuar aktiviteti i mbledhjeve të fondeve të cilat do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe kryetari i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, i cili u shpreh se sot është dita për të treguar solidaritet duke falënderuar përfaqësuesin e PD të pranishëm duke shpjeguar se qëllimi është t’i bashkohemi thirrjes së kryeministrit Edi Rama për të kontribuuar përmes llogarisë në e-albania për familjet e prekura nga tërmeti.
“Sot është dita për të treguar solidaritet. E mora fjalën thjesht për të falënderuar një përfaqësues të Partisë Demokratike të Elbasanit që është këtu bashkë me ne e që kjo nisi thjesht, ishte një ide e vogël u mbush me kaq shumë njerëz. Është ftuar i gjithë komuniteti i biznesit të Elbasanit por edhe plot zona të tjera. Qëllimi është t’i bashkohemi thirrjes së kryeministrit Edi Rama, qeverisë për të kontribuar përmes një llogarie që është krijuar në e-albania dhuro, përmes këtij apeli në e-albania dhuro kushdo që ka mundësi si ai gjyshi që dhuroi 10 euro që kishte nga pensioni kështu të bëjmë të gjithë por komunitetit të biznesit i bie pak më shumë përgjegjësia të kontribuojë”, deklaroi Balla./ Opinion.al