Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 ballë ka goditur Marokun. Sipas BBC, deri tani raportohet për 296 të vdekur dhe rreth 150 të plagosur.
Lëkundja e fortë u regjistrua me orën lokale në 23:11 të së premtes dhe një pasgoditje e fortë u shënua 19 minuta më vonë, e cila u ndje në të gjithë vendin.
Epiqendra e tërmetit është lokalizuar në zonën qendrore të Marokut. Saktësisht ka qenë 16 kilometra pranë fshatit Tata N’Jakub të provincës Ighil, që ndodhet rreth 72 kilometra larg qytetit të Marakeshit.
Dëmet materiale janë të shumta, ndërsa raportohet për qindra ndërtesa të shembura dhe të dëmtuara.
Prayer for Morocco 🇲🇦 #earthquake #Marocco #G20India2023 #Jawan #BharatMandapam #JawanBlockBuster #TejRan #ChandrababuNaidu #HappyBirthdayAkshayKumar pic.twitter.com/7io3acRfHJ
— . (@M4Ak43) September 9, 2023