Turqia është goditur nga një tërmet i fortë mëngjesin e sotëm.
Sipas EMSC, lëkundjet e tërmetit ishin të shkallës 5.2 Rihter dhe në një thellësi 10 kilometra.
Epiqendra e tërmetit ishte në provincën perëndimore të Manisa, 71 kilometra nga qyteti turistik i Izmirit
Në një deklaratë, Guvernatorja e Manisa tha se nuk ka raportuar viktima ose dëme deri më tani.
Në Janar, Turqia u godit nga një tërmet i fuqishëm, 6.8 Rihter në provincën Elazig ku mbi 30 persona humbën jetën dhe mijëra mbetën të plagosur. /Opinion.al