Shpresat për ekipin e volejbollit që u sistemua në 3 shkurt në hotelin Isias në në Adiyaman, i cili u shkatërrua gjatë tërmetit në Kahramanmaras, u shuan përfundimisht
Nga grupi i volejbollit prej 39 personash, vetëm 5 persona mundën të mbijetonin, 25 ishin nxënës të një kolegji. Ky grup përbëhej nga ekipet e volejbollit për vajza dhe djem të Kolegjit Turk Maarif të Famagustës.
Sportistët e vegjël ishin 12-14 vjeç. Hoteli 7 katësh Isias, ku ata qëndruan, u shkatërrua nga tërmeti i fuqishëm, duke mos lënë asnjë të mbijetuar nga fëmijët. Kërkimet për ta zgjatën disa ditë, por ekipet e shpëtimit nuk mundën të nxirrnin asnjë të gjallë nga rrënojat.