Një terapi e re që po testohej në laborator, ku qelizat e bardha të gjakut riprogramohen për të sulmuar qelizat kancerogjene, çoi në vdekjen e tre pacientëve. Për pasojë, autoritetet amerikane kanë urdhëruar ndalimin e përkohshëm të testimeve.
Kjo terapi, e quajtur JCAR015, përdor qeliza imune të programuara gjenetikisht, të njohura si CAR –T për të trajtuar acute lymphoblastic leukemia (ALL) tek të rritur, një kancer i sistemit imuntar.
Në një studim të realizuar në fillim të këtij viti, 94 përqind e pacientëve teminalë, që u trajtuan me këtë teknikë, patën rezultate pozitive./zhurnal
Bëhet fjalë për një teknikë të re tepër premtuese në luftën kundër kancerit, por tashmë humbja e tre jetëve bën që ajo të ndalojë dhe të mos testohet më tej.
Pacientët ishin të tre nën 25 – vjeç dhe vdiqën gjatë fazës së dytë të trajtimit, në momentin kur qelizat e programuara po godisnin ato të bardha.
Shkaku, siç shkruan portali “Gizmodo”, ishte akumulimi i lëngjeve të tepërta në trurin e pacientëve, shkruan tvklan. Në të gjitha rastet, vdekja erdhi pasi pacientët kishin përdorur ilaçin e kemioterapisë fludarabine, ndërkohë që i nënshtroheshin trajtimit.