Aktualitet

Tentuan të djegin 16-vjeçaren/ I riu në gjykatë: Po të pashë përjashta do ta fus…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:49 - 27/08/22 |
Opi Nion

Ditën e sotme dolën para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë tre të rinjtë që dy ditë më parë dhunuan dhe tentuan të djegin me benzinë një 16-vjeçare.

Teksa prisnin që të jepej masa, një incident ka ndodhur në sallën e gjyqit.  Një prej tyre është shfaqur i nervozuar kur sheh se filmohet nga gazetarët, madje edhe pse ndodhet në një institucion të drejtësisë shkon deri aty sa kërcënon.

“Do ta fus atë telefon në by**ë po të pashë përjashta po hë”, dëgjohet të thotë i riu.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 25-vjeçarin Ardit Çela, ish-bashkëjetues i 16-vjeçares ndërkohë që për dy shokët e tij është caktuar masa detyrim paraqitje.

Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e jashtme të pallatit ku jeton e mitura. Sipas burimeve të policisë, e mitura ishte e lidhur dhe bashkëjetonte me Ardit Çelën 25 vjeç, ndërsa kanë pasur një konflikt me njëri-tjetrin për motive xhelozie.

Më pas 25-vjeçari ka marrë dy shokët e tij Enea Hoxhën dhe 17-vjeçarin D.M dhe kanë dhunuar 16-vjeçaren si dhe kanë tentuar ta djegin benzinë.

Pas