Ish-kryetari i komunës së Bazës në rrethin e Matit ka tentuar të vetëhelmohet, teksa është gjetur në gjendje të rëndë në mjetin e tij. Informacionet paraprake flasin se uniformat blu janë njoftuar se 59-vjeçari ndodhej në gjendje të rëndë në mjetin e tij në vendin e quajtur “Rruga Baz”. Fatmir Kurti është transportuar me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.
Nga hetimet e para mësohet se ai ka tentuar të vetëhelmohet duke pirë fostoksinë.
Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar nje kuti cilindrike ku brenda saj u gjetën dy tableta fotoksinë. Po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.