Edhe pse u përjashtua nga seanca plenare, deputeti i PD Flamur Noka ka vazhduar të shkaktojë tensione në sallën e Kuvendit.
Ai ka tentuar të marrë vazhdimisht fjalën në Kuvend, ndërsa kryeparlamentarja Lindita Nikolla i përsëriti vazhdimisht faktin se ai është i përjashtuar dhe duhet të largohej nga Kuvendi.
Duke tentuar të marrë fjalën në një nga mikrofonat e deputetit të PS, Nasip Naços, Noka ka shtyrë fizikisht edhe punonjësin e Gardës disa herë.