Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tentoi të vriste një person në 2020, Apeli i heq një nga akuzat të riut nga Shkodra, dënohet me 8 vite burg 

2024/04/26 at 3:29 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Tentoi të vriste një person në 2020, Apeli i heq një nga akuzat të riut nga Shkodra, dënohet me 8 vite burg 

Gjykata e Apelit ka dënuar me 8 vite burg Brisel Kurtmetaj, i cili në vitin 2020 ka tentuar që të vrase me armë një person në Shkodër.
Apeli ka gjykuar se nga tre akuzat, “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, kjo e fundit bie, duke e dënuar për dy akuzat e para. 


“Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit Brisel Kurtmetaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 76-22, 278/1 dhe 274 të Kodit Penal. 

Fakti objekt akuze, lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 15.08.2020, ora 22:30, ku Salla Operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, është njoftuar se në Shirokë, Shkodër janë dëgjuar të shtëna armësh. Pas veprime të policisë, ka rezultuar së i pandehuri me iniciale B. K (G), kishte qëlluar me armë zjarri drejt automjetit në lëvizje të markës “Audi”, i cili po drejtohej nga shtetasi me iniciale S. B. 

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me vendimin nr.1303(3278), datë 10.07.2023 ka vendosur: 

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit B. K (G), për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, e parashikuar nga neni 76 dhe 22 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
    2. Deklarimin fajtor të të pandehurit B. K (G), për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
    3. Deklarimin fajtor të të pandehurit B. K (G), për kryerjen e veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, të parashikuar nga neni 274/1 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
    4. Në aplikim të nenit 55 të K. Penal në bashkim të dënimeve, i pandehuri B. K (G), dënohet përfundimisht me një dënim të vetëm prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
    5. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit B. K (G) i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 10 (dhjetë) vjet burgim. 

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale B. K, i cili kërkoi:
1.Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër si më poshtë:
-Deklarimin fajtor dhe dënimin e B. K (G) për veprën penale të “Kanosjes” parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me masën minimale.
Deklarimin fajtor dhe dënimin e B. K (G), për veprën penale të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me masën minimale.
-Në bashkim të dënimeve dënimin e tij me dënimin që do të jepet për veprën penale të parashikuar nga neni 278/1 I Kodit Penal
-Pushimin e gjykimit për veprës penale të “Prishjes së qetësisë publike”, parashikuar nga neni 274/1 i Kodit penal.
-Në alternativë, në rast se Gjykata vlerëson se i mbrojturi prej meje duhet të deklarohet fajtor për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes” e mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 76 e 22 i Kodit penal, në bazë të neneve 22, 23/2, 48/b/ç/dh/e, 49, 56/3 dënimin e tij me një masë dënimi nën minimumin e parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal dhe bashkim të dënimeve dënimin e tij me dënimin që do të japë për veprën penale të parashikuar nga neni 76 e 22 i Kodit Penal. 

Në përfundim të gjykimit, më datë 25.04.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Dritan Hasani dhe anëtare znj. Brikena Ukperaj dhe z. Genti Shala, vendosi: 

-Lënien në fuqi të vendimit Nr.1303 (3278), datë 10.07.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në lidhje me fajësinë për veprën penale të parashikuar nga neni 76 e 22 dhe 278/1 të Kodit Penal dhe masën e dënimit për veprën e fundit.
-Prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes për veprën penale “Prishjen e qetësisë publike”, parashikuar nga neni 274 i Kodit Penal.
-Dënimin e të pandehurit B. K me 8 (tetë) vjet burgim për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.
-Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin e të pandehurit B. K me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
-Bazuar në nenin 406/1 te K.Pr. Penale, uljen e 1/3 së dënimit dhe dënimin përfundimisht të pandehurit B. K me 8 (tetë) vjet burgim”,-njofton gjykata. 



Ju sugjerojmë

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Para
Izraeli injoron thirrjet për mbrojtjen e civilëve, intensifikon sulmet drejt Rripit të Gazës 

Lufta shkatërruese, OKB: Mund të nevojiten 14 vjet për ta pastruar Gazën nga mbeturinat 

Vrau një shqiptar në Angli dhe trupin ia dogji në një “Benz”. Kush ishte Arben Lleshi që u vra sot në burgun e Peqinit 

Familja refuzon të tërheqin trupin e pajetë të Arben Lleshit, Prokuroria identifikon me prova shkencore të burgosurin e vrarë 

Begaj në panairin bujqësor të Lushnjes: Mirënjohje për ata që u janë rikthyer tokave, rol patriotik

Begaj në panairin bujqësor të Lushnjes: Mirënjohje për ata që u janë rikthyer tokave, rol patriotik
















TE FUNDIT

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com