Një 56-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi ka tentuar të vrasë një person.
Mësohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, P. B. ka goditur me thikë, në pjesën e gjoksit një 25-vjeçar, banues në Durrës. Aktualisht i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, mbi të arrestuarin rëndojnë akuzat “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./ Opinion.al