Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta publikon foton dhe jep mesazhin për qytetarët

2020/03/10 at 9:26 AM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Meta publikon foton dhe jep mesazhin për qytetarët

Presidenti Ilir Meta, e ka nisur ditën sot duke publikuar një foto pranë një peme të mbushur me lule.


Krahas fotos, Meta ka dhënë dhe një mesazh për qytetarët shqiptarë, duke shkruar  “Lulet po shtohen!? Pranvera nuk ndalet!”.

Kujtojmë që ditën e djeshme, Meta kërkoi qetë merren masa për të përballuar situatën e krijuar nga koronavorusi si dhe bëri thirrje për më shumë fonde për shëndetësinë.

Pjesë nga fjala e Metës

Nuk është koha për të zhvilluar mbledhje mbi mbledhje. Unë që në datë 31 janar 2020 kam kërkuar publikisht marrjen e masave ende pa u shfaqur rastet në Itali dhe më pas menjëherë u kam kërkuar në mënyrë zyrtare të gjitha institucioneve të parapërgatiten për këtë situatë edhe në vijimësi. Edhe dje kam bërë një kërkesë edhe më të fortë për përshkallëzimin e masave pas zhvillimeve dramatike në Italinë fqinje. Qeveria sot ka marrë një seri masash në këtë drejtim. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet shtetërore dhe të qeverisë për të bërë çdo gjë, jo vetëm për të hetuar këto dy raste, pasi është shumë e rëndësishme të kuptojmë që nënvlerësimi më i vogël i një qytetari mund të sjellë një rrezik të madh, pasi i gjithë rrjeti potencialisht i kontaktuar mund të kthehet secili prej tyre në një bartës dhe një shpërndarës pa dashje të këtij virusi, gjë që mund të nxjerrë situatën jashtë kontrollit. Por unë besoj se veprimet po bëhen me përgjegjësi të plotë dhe ne jemi në kontakt dhe komunikim të vazhdueshëm me të gjithë. Që nga dita e sotme edhe në Presidencë kemi një Task-Force që drejtohet nga Këshilltari për Sigurinë Kombëtare dhe do të ketë edhe një adresë për të gjithë personat, të cilët kanë shqetësime, të cilët shohin nënvlerësime në terren nga persona të caktuar apo që nuk marrin trajtimin e duhur si edhe nuk u kushtohet vëmendja e duhur. Kështu që besoj se me një përgjegjshmëri maksimale ne do të arrijmë të kemi situatën nën kontroll. Sot kam folur edhe dy ambasadoret tona, edhe në Romë, edhe në Greqi, sidomos Italia jashtëzakonisht e prekur nga ky virus dhe me potencial mjaft të rrezikshëm edhe për të depërtuar edhe në vendin tonë, por unë besoj se ne të gjithë do të bëjmë më të mirën. Ftoj çdo qytetar që të tregojë përgjegjshmërinë maksimale, për shëndetin e tij, të familjes së tij dhe të gjithë shoqërisë sonë. Dhe në veçanti masat mbrojtëse për pajisjet e domosdoshme për personelin shëndetësor për mjekët, për infermierët janë prioritet mbi prioritete, ashtu sikurse edhe për të gjithë personelin tjetër të fushës së sigurisë, që do të angazhohet në gjithë procesin. Janë disa gjëra që kërkojnë fonde dhe fondet duhen gjetur patjetër, sepse në qoftë se do të neglizhohet në disa fonde në fillim, atëherë do të investohet shumë më tepër në të ardhmen dhe situata mund të dalë dhe jashtë kontrollit. Por ka dy gjëra, që nuk kërkojnë fonde, kërkojnë vetëm përgjegjshmëri, qytetari dhe patriotizëm. Këto janë bashkëpunimi i secilit qytetar dhe kujdesi që çdo qytetar bën për shëndetin e tij, të familjes së tij dhe për të gjithë. Dhe e dyta është edhe vullnetarizmi. Mendoj që është edhe një moment vullnetarizmi. Të gjithë ata intelektualë, të gjithë ata profesorë, të gjithë studentët e Fakultetit të Mjekësisë mund të jenë me mjaft kontribut në këtë moment. Vullnetarët e Kryqit të Kuq, të cilët kanë njohuri dhe eksperiencë, pra janë të gjithë këto potenciale që mund të vendosen në mënyrë të organizuar në ndihmë të të gjithë ekipit që po merret me këtë çështje, sepse kuptohet mjekët dhe infermierët kanë edhe ngarkesën e përditshme, e cila nuk është e pakët./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat
Bota

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat

14 Korrik, 2026 3:36 pm
Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj
Bota

Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj

14 Korrik, 2026 2:49 pm
“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem
Kryesore

“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem

14 Korrik, 2026 2:44 pm
SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit
Bota

SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit

14 Korrik, 2026 1:45 pm
Çfarë do të thotë për Ukrainën mosmarrëveshja për Groenlandën
Bota

Ukraina hap grupin e ri të negociatave për anëtarësim në BE

14 Korrik, 2026 1:42 pm
Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare kallëzon filialin e Durrësit
Kronikë

Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare kallëzon filialin e Durrësit

14 Korrik, 2026 1:23 pm
“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës
Kronikë

“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës

14 Korrik, 2026 12:32 pm
Bojkoti i PD ndaj seancave plenare, Bujar Leskaj: Gabim politik
Politikë

Bojkoti i PD ndaj seancave plenare, Bujar Leskaj: Gabim politik

14 Korrik, 2026 12:30 pm
Konferenca e IX Ndërqeveritare, Ferit Hoxha: Pasqyrë e punës së palodhur
Politikë

Konferenca e IX Ndërqeveritare, Ferit Hoxha: Pasqyrë e punës së palodhur

14 Korrik, 2026 12:27 pm
Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së
Kryesore

Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së

14 Korrik, 2026 12:08 pm
Para
Greqia dhe Serbia konfirmojnë raste të reja me koronavirus

Greqia dhe Serbia konfirmojnë raste të reja me koronavirus

Koronavirusi/ KPK ndërpret shërbimin e pritjes me qytetarët

Koronavirusi/ KPK ndërpret shërbimin e pritjes me qytetarët

Koronavirusi/ Rama publikon mesazhin e Lorik Canës për qytetarët (Video)

Koronavirusi/ Rama publikon mesazhin e Lorik Canës për qytetarët (Video)
















TE FUNDIT

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat
14 Korrik, 2026

Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, kritikoi planin e presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur një taksë...

Lexo më shumë

Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj

Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj
14 Korrik, 2026

Çmimet e naftës në bursa  janë rritur në nivelin më të lartë në një muaj pas shtimit të sulmeve midis...

Lexo më shumë

“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem

“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem
14 Korrik, 2026

Komisioni Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike mban sot mbledhjen e radhës dhe mes diskutimeve ishte edhe Shqyrtimi i...

Lexo më shumë

SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit

SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit
14 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sot sanksione të reja ndaj Kubës, duke shtuar Ministrinë Kubane të Turizmit në listën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}