Përdorimi i substancave të ndaluara ka pezulluar shumë lojtarë vitet e fundit., Por, nuk janë të rralla rastet të cilat sportistët kanë mundur t’i shpëtojnë testeve anti-doping.
Një nga këta sportist është basketbollisti 28-vjeçar D. J Kuper, i cili ka pasur një karrierë të suksesshme në Europë duke luajtur në kampionatin grek,rus dhe franzes.
Por, në momentin që do i nënshtrohej testeve anti-doping, amerikani i vetëdijshëm që kishte konsumuar substanca të ndaluara u përpoq që të mashtronte duke përdorur kampionin e urinës së të dashurën e tij.
Pas verifikimeve të bëra gjatë testeve, rezultoi se basketbollisti ishte shtatzënë, një situatë kjo mjaftë komike, por dhe poshtëruese për 28-vjeçarin.
Pasi u zbulua, Federata Ndërkombëtare e Basketbollit e skualifikoi për 24 muaj dhe bashkë me një gjobë. Gjithashtu atij iu mohua dhe pasaporta boshnjake për të cilën kishte aplikuar./ Opinion.al E.Xh.