Aktualitet

Tentoi të ikte drejt Italisë me identitet të rremë, pranga 39-vjeçarit në Muriqan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:17 - 05/12/21 |
Opi Nion

Një 39-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit, pasi ka tentuar të kalojë drejt Italisë me kartë identiteti italiane të falsifikuar.

Bëhet fjalë për një shtetas kosovar, i identifikuar si shtetasi me inicialet P.B., 39 vjeç.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. B., 39 vjeç, nga Kosova. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan në dalje të Republikës së Shqipërisë pasi ka tentuar të udhëtojë në drejtim të Italisë, me kartë identiteti italiane të falsifikuar”, raporton policia./Opinion.al

Pas