Policia ka reaguar pas një video të qarkulluar në media, ku shihet teksa një grua ka marrë në krahë një fëmijë dhe ka tentuar të largohet.
Përmes një njoftimi zyrtar thuhet se babai i vajzës ka bërë kallëzim për këtë veprim.
Uniformat blu dyshojnë se kjo shtetase vuan nga probleme të shëndetit mendor.
“Në lidhje me një video të publikuar në një portal në të cilën shfaqet një shtetase në ambientet e një marketi, e cila merr në krahë një fëmijë të mitur, del nga marketi dhe më pas kthehet sërish, ju informojmë se:
Më datë 14.09.2024, është paraqitur në Polici shtetasi E. D., 34 vjeç, i cili ka kallëzuar se në Rrugën e Barrikadave, në një market, një shtetase ende e paidentifikuar, ka marrë në krahë vajzën e tij të mitur 2 vjeçe, ka dalë nga dera e marketit dhe më pas është rikthyer sërish.
Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkruar në vendngjarje ku kanë administruar pamjet filmike si dhe kanë pyetur punonjësit e marketit të cilët kanë pohuar se shtetasja në fjalë, gjatë komunikimit ka shfaqur probleme dyshohet të shëndetit mendor”, njofton policia.
Vijon puna për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al