Tensionet në veri të Kosovës kanë bërë që aktivitetet e planifikuara për këtë të martë në kuadër të stërvitjes ushtarake “Defender Europe 23” të anulohen. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Kosovës.
Sot pritej të zhvillohej aktiviteti i Ditës së Vizitorëve të Shquar në Gjakovë. Në këtë aktivitet ishte planifikuar të merrnin pjesë edhe presidentja Osmani dhe kryeparlamentari Konjufca.
Kujtojmë që nga 21 Maji, Kosova pret stërvitjen ushtarake “Defender Europe 2023”./Opinion.al