Partia Socialiste ka kërkuar masë disiplinore për deputetet demokrate, Albana Vokshi dhe Elda Hoti.
Mësohet se kërkesa ka ardhur pas tensioneve të krijuara nga opozita në seancën plenare ditën e djeshme, ku për pasojë, projektligjet u votuan me procedurë të përshpejtuar, mes tyre edhe ai për bastet online.
Bëhet me dije se Sekretariati i Etikës do të mblidhet në orën 15:00 të ditës së sotme për të marrë vendim lidhur me këtë kërkesë të PS-së.