Teksa vijon protesta e opozitës, polica ka tentuar të shpërndajë protestuesit.
Tensionet kanë vijuar tek zona e sheshit Willson, por protestuesit kanë kundërshtuar këtë vendim.
Protestuesit kanë goditur me shkelma në drejtim të pajisjeve mbrojtëse të efektivëve të Policisë. Këta të fundit janë munduar t’i zhvendosin qytetarët nga pjesa e rrethrrotullimit.
Sipas Klan News dyshohet se është shoqëruar njëri prej protestuesve.