Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tension mes Britanisë dhe Rusisë, ministri zbulon incidentin me nëndetësen dhe anijen “Yantar”

2025/01/22 at 5:34 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tension mes Britanisë dhe Rusisë, ministri zbulon incidentin me nëndetësen dhe anijen “Yantar”

“Ne ju shohim, e dimë se çfarë po bëni dhe do të reagojmë!” Ky është mesazhi i fortë që Londra i ka dërguar sot Presidentit rus Vladimir Putin, teksa ministri britanik i Mbrojtjes, John Healy ka zbuluar një episod “të nxehtë” në det të hapur mes anijes ruse të spiunazhit “Yantar” dhe një nëndetëse të Marinës Mbretërore Britanike.

Ministri britanik, duke folur në Parlament, rrëfeu detaje nga incidenti me anijen ruse që besohet të jetë e specializuar në mbledhjen e inteligjencës rreth infrastrukturës kritike nënujore.

Së pari, John Healy konfirmoi se anija ruse Yantar hyri në Zonën Ekonomike ekskluzive të Britanisë të hënën më 20 janar.

“Gjatë dy ditëve të fundit, Marina Mbretërore ka vendosur fregatën HMS Somerset dhe anijen e patrullimit bregdetar HMS Tyne për të monitoruar anijen çdo minutë në ujërat tona”, tha ai.

Sekretari britanik i Mbrojtjes gjithashtu konfirmoi se ka miratuar ndryshimet në rregullore, duke i lejuar luftanijet britanike t’i afrohen më nga afër anijes dhe ta monitorojnë atë në mënyrë më efektive.

Më pas ai zbuloi një incident tjetër po me rusët, të ndodhur në nëntor të 2024, ku një nëndetëse britanike e “ndoqi” anijen në fjalë.

“E lejova nëndetësen e Marinës Mbretërore të shkonte pranë Yantar, rreptësisht si një parandalues, për të bërë të qartë se ne po vëzhgonim fshehurazi çdo lëvizje të saj”, tha ai.

Siç e përshkruan John Healy, nëndetësja u zhyt “në heshtje” pas Yantar dhe doli në sipërfaqe në një distancë goditëse të anijes ruse, për të sinjalizuar se Rusët ishin nën vëzhgim.

Incidenti i nëntorit përfshiu gjithashtu avionë patrullimi detar të Forcave Ajrore Mbretërore Britanike, të cilat siguruan që anija ruse të largohej nga ujërat e tyre.

“Ky është një shembull tjetër i rritjes së agresionit rus që synon aleatët tanë dhe ne”, tha ai, duke iu referuar incidenteve të dëmtimit të kabllove nënujore në Detin Baltik, të cilat dyshohet se janë bërë nga flota ruse në hije.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt Presidentit rus Vladimir Putin, Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë tha: “Ne ju shohim. Ne e dimë se çfarë po bëni dhe nuk do të hezitojmë të reagojmë fuqishëm për të mbrojtur vendin tonë”.

Ai përsëriti angazhimin e Britanisë për të punuar me aleatët e NATO-s për të siguruar që anijet dhe avionët rusë të mos operojnë pranë territorit të NATO-s, e cila po ashtu ka nisur misionin Baltic Sentry për të mbrojtur infrastrukturën nënujore.

John Healy konfirmoi se Britania është e përgatitur të mbrojë sovranitetin e saj, duke theksuar se “Rusia është e rrezikshme, por thelbësisht e dobët”.

Ju sugjerojmë

U dhunua nga kolegia në zyrën e gjendjes civile, viktima pushohet nga puna
Aktualitet

U dhunua nga kolegia në zyrën e gjendjes civile, viktima pushohet nga puna

21 Maj, 2025 9:02 pm
Qeveria vendos zgjatjen e lejes së qëndrimit për ukrainasit në Shqipëri
Aktualitet

Qeveria vendos zgjatjen e lejes së qëndrimit për ukrainasit në Shqipëri

21 Maj, 2025 8:58 pm
Netanyahu nuk tërhiqet: Gaza do të kalojë nën kontrollin e Izraelit
Bota

Netanyahu nuk tërhiqet: Gaza do të kalojë nën kontrollin e Izraelit

21 Maj, 2025 8:38 pm
Trump pret në Shtëpinë e Bardhë presidentin e Afrikës së Jugut
Bota

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë presidentin e Afrikës së Jugut

21 Maj, 2025 8:11 pm
I sapokthyer nga Gjadri, vetëvritet emigranti maroken
Bota

I sapokthyer nga Gjadri, vetëvritet emigranti maroken

21 Maj, 2025 7:51 pm
Irani ngul këmbë se s’do ndalë pasurimin e uraniumit, me gjithë trysninë nga SHBA-ja
Bota

Irani ngul këmbë se s’do ndalë pasurimin e uraniumit, me gjithë trysninë nga SHBA-ja

21 Maj, 2025 7:32 pm
Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Megaoperacioni antidrogë Shqipëri-Itali, SPAK del me njoftim zyrtar

21 Maj, 2025 6:57 pm
Britania e Madhe paketë ndihme 4 milionë paund në Gaza
Bota

Britania e Madhe paketë ndihme 4 milionë paund në Gaza

21 Maj, 2025 6:46 pm
Mbi 80 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
Bota

Mbi 80 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

21 Maj, 2025 6:42 pm
Ilir Proda takim me zëvendësdrejtorin e Programit ICITAP
Aktualitet

Ilir Proda takim me zëvendësdrejtorin e Programit ICITAP

21 Maj, 2025 6:22 pm
Para
Kosova nënshkruan Marrëveshje për Tregti të Lirë me EFTA-n

Kosova nënshkruan Marrëveshje për Tregti të Lirë me EFTA-n

Situata e gripit në vend, ministrja Koçiu mbledh strukturat: Vaksinimi, mënyra më efikase

Situata e gripit në vend, ministrja Koçiu mbledh strukturat: Vaksinimi, mënyra më efikase

Departamenti i Shtetit anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket

Departamenti i Shtetit anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket

TE FUNDIT

U dhunua nga kolegia në zyrën e gjendjes civile, viktima pushohet nga puna

U dhunua nga kolegia në zyrën e gjendjes civile, viktima pushohet nga puna
21 Maj, 2025

Më 25 maj 2022, në zyrën e Gjendjes Civile Elbasan, ka ndodhur një konflikt fizik mes dy punonjëseve të kësaj...

Lexo më shumë

Qeveria vendos zgjatjen e lejes së qëndrimit për ukrainasit në Shqipëri

Qeveria vendos zgjatjen e lejes së qëndrimit për ukrainasit në Shqipëri
21 Maj, 2025

Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin që të zgjasë lejet e qëndrimit për ukrainasit në Shqipëri. Leja e qëndrimit për...

Lexo më shumë

Netanyahu nuk tërhiqet: Gaza do të kalojë nën kontrollin e Izraelit

Netanyahu nuk tërhiqet: Gaza do të kalojë nën kontrollin e Izraelit
21 Maj, 2025

Kryeministri Benjamin Netanyahu thotë se Izraeli mund të ketë vrarë udhëheqësin e Hamasit, Mohammed Sinwar. Netanyahu u shpreh se nëse...

Lexo më shumë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë presidentin e Afrikës së Jugut

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë presidentin e Afrikës së Jugut
21 Maj, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbajti një takim me presidentin e Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa në Shtëpinë e Bardhë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com