Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Temperaturat e ulëta, Veliaj viziton të pastrehët e sistemuar në qendrën “Strehëza”

2023/02/07 at 8:00 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Temperaturat e ulëta, Veliaj viziton të pastrehët e sistemuar në qendrën “Strehëza”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Velliaj është takuar sot me të pastrehët e sistemuar në qendrën “Strehëza”.  I shoqëruar nga deputeti i PS, Eduard Shalsi, Veliaj shprehu gatishmërinë e strukturave të bashkisë për të ndihmuar të pastrehët gjatë temperaturave të ulëta të motit.

Pas vizitës në qendrën “Strehëza”, Veliaj bëri thirrje që këto ditë të ftohta dimri të bëjmë veçanërisht më shumë kujdes për këdo që ka nevojë për përkujdesje. Ai ftoi të gjithë ata persona që nuk kanë mundësi të strehohen, t’i drejtohen kësaj qendre për të marrë një shërbim të specializuar.

“Kemi një qendër me të gjitha kushtet për të kaluar netët e ftohta, sidomos për ata që janë në situatë rruge, që mund të jenë edhe nga një qytet tjetër dhe i ka kapur nata në Tiranë. Edhe pse Tirana e ka dimrin shumë të shkurtër, ne duam që këtu të trajtojmë me dinjitetin maksimal njerëzor çdo njeri. Të gjithë kemi dëgjuar histori njerëzore. Fati i hedh dhe i pret njerëzit aty ku nuk të shkon imagjinata njerëzore. Secili mund të ketë pasur dramat dhe problematikat e veta. Ne kemi këtu edhe një psikolog dhe asistencë sociale. Por, mbi të gjitha, duam që në këto netë të vështira të jemi këtu me një strehë, krevat, batanije dhe ushqim të ngrohtë. Duam të sigurohemi që asnjë në qytetin e Tiranës, që sigurisht ka një milion vetë dhe një milion problematika, por ka gjithashtu edhe një milion zemra që ofrojnë solidaritet dhe askush të mos ndihet vetëm,”-u shpreh Veliaj.

Veliaj tha se qendra “Strehëza” në Njësinë Administrative 1 në Tiranë trajton rastet më specifike të njerëzve, që kanë nevojë për më shumë përkujdes. Gjithashtu, në kryeqytet janë hapur për strehim edhe të gjitha qendrat e tjera sociale për t’u ardhur në ndihmë të kujtdo që ka nevojë.

“Ne i kemi hapur të gjitha qendrat sociale të Tiranës gjatë kësaj jave, për të akomoduar ata që janë në situatë rruge. Por, në mënyrë specifike, qendra “Strehëza” këtu në Shkozë është për të trajtuar ato raste që kanë nevojë për një ose më shumë ditë për të pasur një hapësirë të tillë. Dua të ftoj të gjithë qytetarët, nuk na duhen fotografime dhe postime të njerëzve në nevojë, na duhet një telefonatë që këta njerëz t’i ndihmojmë. Duhet të jemi gjithmonë duke menduar cila është gjëja më e mirë për të ndihmuar personin dhe jo për të prodhuar sensacionin e radhës. Ndaj ju lutem bashkëpunim, bashkëpunim, bashkëpunim. Në momentin që ne sinjalizohemi, veprojmë menjëherë,”-tha Veliaj.

Qendra “Strehëza” në Shkozë është ngritur në vitin 2018 dhe prej kësaj kohe funksionon si qendër ditore për strehimin e personave që nuk kanë një vend për të fjetur dhe u sigurohet mbështetje me fjetje, ushqim dhe trajtim psiko-social.

Ju sugjerojmë

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
Aktualitet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

6 Korrik, 2025 10:18 pm
Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

6 Korrik, 2025 9:56 pm
Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
Sport

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

6 Korrik, 2025 9:40 pm
Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
Bota

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

6 Korrik, 2025 9:08 pm
Netanyahu vizitë në SHBA, pritet takim me Trump për lehtësimin e tarifave ndaj Izraelit
Bota

Netanyahu para takimit me Trump: Lirimi i pengjeve dhe armëpushimi, qëllimi kryesor

6 Korrik, 2025 8:34 pm
Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
Aktualitet

Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës

6 Korrik, 2025 8:21 pm
Akuzat e opozitës për zgjedhjet, Rama: Rezultati ishte fryt i një pune të gjatë!
Kryesore

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike:Koha për të çliruar trotuaret..

6 Korrik, 2025 8:07 pm
Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës
Aktualitet

Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës

6 Korrik, 2025 7:54 pm
Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë
Bota

Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë

6 Korrik, 2025 7:35 pm
Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

6 Korrik, 2025 6:59 pm
Para
Republikanët nisin hetimet për administratën Biden

Republikanët nisin hetimet për administratën Biden

OBSH: Deri në 23 milionë njerëz mund të preken nga tërmeti që goditi Turqinë

Tërmeti në Turqi dhe Siri, rritet numri i viktimave

Kolonel Elton Reso nga Malatya: Ekipi shqiptar shpëtoi 4-vjeçarin nën rrënojat në Turqi

Kolonel Elton Reso nga Malatya: Ekipi shqiptar shpëtoi 4-vjeçarin nën rrënojat në Turqi

TE FUNDIT

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
6 Korrik, 2025

Shumë italianë nuk e zgjedhin Shqipërinë vetëm për pushime të shkurtra. Ata vijnë në vendin tonë edhe për turizmin detar...

Lexo më shumë

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
6 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se kanë aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile në betejën kundër zjarreve. Për këtë...

Lexo më shumë

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
6 Korrik, 2025

Cristiano Ronaldo ishte një nga personat që mungoi në ceremoninë e lamtumirës së Diogo Jota-s dhe vëllait të tij Andre,...

Lexo më shumë

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
6 Korrik, 2025

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, bëri një parashikim të frikshëm, sipas të cilit Lufta e Tretë Botërore do të fillojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com