Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Temperatura e larta, OST dhe OSHEE rrit gatishmërinë për furnizimin me energji

2025/07/26 at 4:47 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Temperatura e larta, OST dhe OSHEE rrit gatishmërinë për furnizimin me energji

Strukturat e sektorit energjetik kanë shtuar gatishmërinë në rang kombëtar për të minimizuar problematikat e furnizimit me energji elektrike në kushtet e temperaturave të larta dhe rritjes së konsumit.

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) dhe Operator i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSSH) po bashkëpunojnë ngushtësisht për të eleminuar pasojat që sjell mbingarkesa në rrjet dhe për të rikthyer në funksionim të shpejtë pajisjet e dëmtuara.

Një nga rastet më të fundit ishte stakimi i linjës 110kV Elbasan-Kusath, si pasojë e një defekti në transformatorin e rrymës. Falë ndërhyrjes në kohë të brigadave të OST, pajisja u zëvendësua menjëherë dhe linja u rikthye në punë.

Një tjetër problem u regjistrua në nënstacionin 110/35kV në Bistricë, ku defekti në transformator solli ndërprerje të energjisë për 15 minuta në dy nënstacionet e Sarandës dhe Gjirokastrës. Edhe në këtë rast, grupet e OST dhe OSSH ndërhynë menjëherë, duke zëvendësuar pajisjen në pronësi të kompanisë Kurum dhe rikthyer sistemin në funksion të plotë.

Ndërkohë, një zjarr që përfshiu transformatorin e fuqisë 110/10kV në nënstacionin e Ibës në Tiranë, shkaktoi ndërprerje të energjisë në disa zona. Furnizimi u rikthye brenda një kohe të shkurtër përmes skemës unazë, ndërsa brigadat teknike punuan pandërprerë për të rivënë nënstacionin në punë, i cili u kyç dhe rikthye në regjim normal këtë të shtunë rreth orës 11:00.

Kujdes të veçantë ka kërkuar edhe stakimi i linjës 400kV Zemblak-Kardia, për shkak të një zjarri në territorin grek, pranë nënstacionit Kardia, si dhe problematikat në linjën 150kV Bistricë-Mourtos. Megjithatë, konsumatorët nuk janë prekur nga këto ndërprerje, pasi furnizimi u sigurua përmes linjave paralele.

OST njofton se mbetet në kontakt dhe koordinim të vazhdueshëm me homologët grekë për rikthimin në funksion të linjave të dëmtuara.

Autoritetet bëjnë apel për mirëkuptim në zonat ku për arsye sigurie, për shkak të zjarreve, mund të jetë e nevojshme ndërprerja e përkohshme e energjisë.

Ju sugjerojmë

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
Sport

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

8 Nëntor, 2025 1:17 pm
Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
Politikë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

8 Nëntor, 2025 12:41 pm
Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim
Kronikë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim

8 Nëntor, 2025 12:24 pm
Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë
Aktualitet

Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë

8 Nëntor, 2025 12:08 pm
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër
Aktualitet

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

8 Nëntor, 2025 11:38 am
Para
Orban: Nuk do ta mbështes buxhetin e BE nëse nuk i zhbllokon fondet e pezulluara

Orban: Nuk do ta mbështes buxhetin e BE nëse nuk i zhbllokon fondet e pezulluara

Zjarri në malin e Shashicës, vijnë në ndihmë dy avionë zjarrfikës

Zjarri në malin e Shashicës, vijnë në ndihmë dy avionë zjarrfikës

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës

TE FUNDIT

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
8 Nëntor, 2025

Tre vajza franceze, të moshës 18, 19 dhe 21 vjeç, janë arrestuar në Francë, të dyshuara për planifikimin e një...

Lexo më shumë

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
8 Nëntor, 2025

Pesë bashki të vendit zgjedhin nesër kryebashkiakët e rinj. Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë...

Lexo më shumë

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
8 Nëntor, 2025

Balotazhi i 9 nëntorit në 18 komuna të Kosovës shihet si test i fuqisë së partive në nivel lokal dhe...

Lexo më shumë

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
8 Nëntor, 2025

Edhe ndërtimi i bombës së parë bërthamore ishte rezultat i një gabimi dhe një keqkuptimi serioz. Gjermania kishte shkencëtarët më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com