Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, po zhvillojnë një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, lidhur me mundësinë e arritjes së armëpushimit në Ukrainë.
Pas telefonatës janë zbuluar dhe detaje në lidhje me qëndrimet që ka mbajtur presidenti rus gjatë bashkëbisedimit telefonik me homologun e SHBA.
Putin është shprehur se Rusia është në favor të ndalimit të luftimeve, por është e nevojshme të zhvillohen rrugët më efektive drejt paqes.
Rusia është në favor të një zgjidhjeje paqësore të krizës ukrainase. Rusia është e gatshme të punojë për një memorandum me Ukrainën, duke përfshirë një armëpushim.
Rusia dhe Ukraina duhet të gjejnë kompromise që do t’u përshtateshin të gjitha palëve. Putin e quajti bisedën me Trump kuptimplotë, të sinqertë dhe shumë të dobishme dhe shprehu mirënjohje ndaj udhëheqësit amerikan për pjesëmarrjen e SHBA-së në rifillimin e negociatave të drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës.