Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Telefonata e fundit me të fejuarën dhe premtimi që Keli nuk mbajti dot

2019/12/04 at 4:21 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Telefonata e fundit me të fejuarën dhe premtimi që Keli nuk mbajti dot

Klement Çupi është një nga viktimat që humbi jetën si pasojë e tërmetit që tronditi vendin tonë në 26 Nëntor. Ai nuk u dorëzua për asnjë çast, por luftoi nën rrënoja deri në minutat e fundit të jetës. Edhe pse mes rrënojave dhe me dhimbje të shumta, ai vazhdonte të buzëqeshte dhe të bënte humor me forcat operacionale të shpëtimit.

Prej vitesh, Klementi jetonte në Angli, ku punonte si shofer taksie në qytetin e Oxford-it. Ai ishte rikthyer në Shqipëri vetëm dy ditë para tërmetit tragjik. Fatkeqësisht si pasojë e tërmetit humbën jetën edhe nëna me babain e Klementit. Ai që mbijetoi ishte vëllai i tij, Micoli (i cili mban edhe emrin Aleks, pasi e ka ndryshuar atë për shkak të dokumenteve në Greqi).

I ftuar në studion e “Historia ime” ishte xhaxhai i tij, Hamza Çupi, i cili tregoi përjetimin e tij gjatë asaj nate tragjike.

Xhaxhai kujton momentet e fundit të Klementit dhe e kujton atë si një hero dhe një person që i buzëqeshi vdekjes.

“Në 10:15 djali Aleksi u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës. Me ndihmën e mjekëve sot është jashtë rrezikut për jetën. U morën me djalin e madh gjithë forcat shqiptare, erdhën edhe forcat e Reneas nga Kosova, bënë një punë jashtëzakonisht të madhe, por në pozicionin që djali kishte rënë dhe ishte zënë nga rrënojat ishte e pamundur. Komunikonim me të, i dhamë dhe telefonin, foli me të fejuarën në Angli, foli me shokët e vet, që jam gjallë, do dal, do shpëtoj. Kishte një kurajo të paparë, sepse edhe ne që ishim jashtë në ambient dhe e kishim rrethuar banesën, nuk kishim kurajon që kishte djali. E hoqëm mendjen nga e ëma dhe i ati megjithëse nuk ishin në moshë për të ikur kaq të re, por duke parë dhimbjen e dy fëmijëve, të paktën mos u shuante si familje”.

Ata do mblidheshin për një gëzim familjar në 30 Nëntor sepse vëllai i vogël i Klementit, Aleksi, që fatmirësisht arriti të shpëtonte, do fejohej.

“Sebepi që ata kanë ardhur, si djali i vogël nga Greqia dhe Klementi, kishte ardhur për fejesën e vëllait, për një ceremoni familjare, por ajo nuk u arrit të bëhej sepse tragjedia ua këputi në mes. Në 30 Nëntor për të bërë një festë familjare, për fejesën e djalit të vogël”.

Për familjen, dhimbja është e madhe dhe trauma e përjetuar i shoqëron ende.

“Klementi emigroi si gjithë të rinjtë shqiptarë, por sa herë që kthehej sikur ishte në Greqi, sikur në Angli ai vinte na përshëndeste. Dhe në Angli ka një respekt të veçantë për të, si nga shqiptarët, si nga anglezët ku ka punuar në kompani të ndryshme. Ishte njeri i qeshur, i vullnetshëm, i gatshëm për çdo gjë, i papërtueshëm. Këtë e tregoi dhe në fund, sepse edhe një hero që bie në luftë, të presësh vdekjen me buzëqeshje. Sepse dhe fjalët e fundit që i ka thënë kosovarit: Më jep një cigare dhe një gotë ujë, se unë e di që do vdes. Kjo ishte diçka që na është fiksuar dhe është shumë e vështirë ta largojmë nga mendja. Diçka e paimagjinueshme, të shikosh se je duke vdekur dhe të buzëqeshësh vetëm shpirti dhe zemra e tij e ka bërë, kishte një zemër të paparë”.

“Sikur të të ikë dhe një gisht dore është dhembshuri, jo të të ikin 3 pjesëtarë të familjes. Tani ne na mungon gjithçka, se jemi akoma të traumatizuar. Unë akoma kur mbyll sytë shoh film pa zë, figurat i kam të tre të kufomave para syve. Kam marrë mjekim, për t’u qetësuar se ishte tepër problem”./Burimi Tv Klan/

Etiketa: telefonatetermeti

Ju sugjerojmë

Lëvizjet e Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha: Takimet në kafe nuk meritojnë komente
Kryesore

Lëvizjet e Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha: Takimet në kafe nuk meritojnë komente

28 Nëntor, 2025 1:23 pm
Kryeministri Orban vizitë në Rusi, takohet me Putinin
Bota

Kryeministri Orban vizitë në Rusi, takohet me Putinin

28 Nëntor, 2025 1:20 pm
Shqiptarët festojnë Pavarësinë në Greqi, fluks makinash në Kapshticë
Aktualitet

Shqiptarët festojnë Pavarësinë në Greqi, fluks makinash në Kapshticë

28 Nëntor, 2025 1:16 pm
SHBA i mbyll derën emigrantëve nga vendet e botës së tretë
Bota

SHBA i mbyll derën emigrantëve nga vendet e botës së tretë

28 Nëntor, 2025 1:02 pm
Sekuestrohen dy automjete me vlerë 105 mijë euro në Tiranë, në kërkim dy persona
Kronikë

Sekuestrohen dy automjete me vlerë 105 mijë euro në Tiranë, në kërkim dy persona

28 Nëntor, 2025 12:02 pm
NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë me fotografinë e veçantë
Aktualitet

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë me fotografinë e veçantë

28 Nëntor, 2025 11:58 am
“35 vjetori i rënies së Dëshmorit të Parë të Demokracisë”/Berisha vizitë në Kavajë
Kryesore

113 vite pavarësi/Berisha:Rama, armik i shqiptarëve që komploton në favor të Serbisë

28 Nëntor, 2025 11:56 am
113 vite shtet, Rama: Gëzuar Ditën e Pavarësisë
Aktualitet

113 vite shtet, Rama: Gëzuar Ditën e Pavarësisë

28 Nëntor, 2025 9:25 am
“Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër”, Osmani dhe Kurti urojnë Pavarësinë
Aktualitet

“Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër”, Osmani dhe Kurti urojnë Pavarësinë

28 Nëntor, 2025 8:53 am
Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA të gatshme për dialog me Iranin
Aktualitet

Marco Rubio uron shqiptarët për 113 vjetorin e Pavarësisë

28 Nëntor, 2025 8:50 am
Para
Pas vizitës në Shqipëri flet Bebe Rexha: E mahnitur nga mirësjellja!

Pas vizitës në Shqipëri flet Bebe Rexha: E mahnitur nga mirësjellja!

DOKUMENTI/ Policët në Shkodër urdhërohen të dhurojnë një pjesë të rrogës

DOKUMENTI/ Policët në Shkodër urdhërohen të dhurojnë një pjesë të rrogës

Tërmeti/ Historia Prekëse: Priste rrogën e 2 muajve që të…

Tërmeti/ Historia Prekëse: Priste rrogën e 2 muajve që të...

TE FUNDIT

Lëvizjet e Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha: Takimet në kafe nuk meritojnë komente

Lëvizjet e Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha: Takimet në kafe nuk meritojnë komente
28 Nëntor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se është i pashqetësuar nga takimet që kanë realizuar disa nga figurat e...

Lexo më shumë

Kryeministri Orban vizitë në Rusi, takohet me Putinin

Kryeministri Orban vizitë në Rusi, takohet me Putinin
28 Nëntor, 2025

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Moskë, ku është takuar me Presidentin rus Vladimir Putin....

Lexo më shumë

Shqiptarët festojnë Pavarësinë në Greqi, fluks makinash në Kapshticë

Shqiptarët festojnë Pavarësinë në Greqi, fluks makinash në Kapshticë
28 Nëntor, 2025

Radhë të gjata në dalje në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, edhe në kushte kur policia jonë kufitare ka...

Lexo më shumë

SHBA i mbyll derën emigrantëve nga vendet e botës së tretë

SHBA i mbyll derën emigrantëve nga vendet e botës së tretë
28 Nëntor, 2025

Amerika u mbyll derën përgjithmonë emigrantëve nga të gjitha vendet e botës së tretë. Është ky vendimi i marrë nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com