Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

TEG, qendra më e madhe tregtare në vend bëhet edhe më e madhe

2022/09/07 at 5:57 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
TEG, qendra më e madhe tregtare në vend bëhet edhe më e madhe

TEG do të ofrojë 12,000 m2 më shumë për blerje dhe argëtim


Të gjitha njësitë e reja të biznesit janë dhënë me qira

Vijnë marka ndërkombëtare në fushën e veshjes dhe modës

Hapet këndi më i madh i lojërave për fëmijë

Hapesira reklamuese te teknologjise se fundit

Mariola Kuçi, Drejtoresha Ekzekutive e ACREM, kompanisë që menaxhon dy qendrat tregtare më të mëdha në Shqipëri QTU dhe  TEG tregon për zgjerimin e kësaj të fundit. Ajo tregon për dyqanet e reja dhe shërbimet që do e pasurojnë qendrën falë një investimi të aksionarëve të TEG, Grupit BALFIN dhe AAEF.

Qendra tregtare TEG pas 10 viteve është “rritur” duke i zgjeruar hapësirat. Pse ishte i nevojshëm një investim i tillë?

Pavarësisht se TEG ka më shumë se 10 vite që është ndërtuar, mbetet qendra më moderne dhe më e frekuentuar në Shqipëri. Kjo vjen edhe si rrjedhojë e investimeve të herëpashershme që ne kemi realizuar por edhe nga nxitja e vazhdueshme e Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane, për të aplikuar risitë më të fundit të industrisë sonë dhe për të ofruar më të mirën për klientët.

Investimi më i fundit me realizimin e shtimit të hapësirave të reja është edhe më i rëndësishmi. Nuk bëhet fjalë vetëm për një zgjerim të sipërfaqes por për ndryshime të rëndësishme në konceptimin e qendrës tregtare nga vizitorët dhe blerësit. Pas pandemisë janë vënë re ndryshime të rëndësishme në sjelljen e blerësve dhe ne i kemi marrë për bazë në projektin e ndryshimit të TEG.

Ndryshimet në disa aspekte të stilit të jetës në këto 10 vite dhe ndryshimet që solli pandemia e bënë të nevojshëm këtë investim dhe për ne si ACREM nuk ishte shumë e vështirë të bindnim aksionarët e TEG, Grupin BALFIN dhe AAEF. Tashmë TEG ka më shumë hapësira tregtare dhe argëtimi apo çlodhje për të gjitha grup-moshat.

Çfare ka ndryshuar ne TEG? Çfarë të rejash ka sjellë ky zgjerim i qendrës?

TEG në mënyrë konstante punon për të zhvilluar dhe integruar koncepte të reja që sjellin përfshirjen dhe argëtimin e vizitorëve të qendrës, të të gjitha kategorive. Ne kemi shtuar hapësirat e argëtimit dhe çlodhjes, hapësirat kushtuar ushqimit dhe kemi shtuar numrin e dyqaneve.

Zgjerimi i zonës së ushqimit, “Food Court” në hapësirën e brendshme, me një interior të veçantë dhe shtimin e zonës së tarracës së jashtme, ka sjellë një stil të ri, produkte të reja gastronomike. Dyqanet e reja që janë hapur dhe ato që pritet të hapin dyert shumë shpejt janë të markave ndërkombëtarë më të njohura. Do kemi një kënd lojërash prej 3000 m2 i cili do jetë i organizuar në hapësira të brendshme, të mbuluara dhe të jashtme. Kjo e bën një ndër kopshtet e lojërave më të madha në vend.

Shumë shpejt do kemi edhe pika karikimi për makinat elektrike për të vijuar mbështetjen që TEG i jep mjedisit dhe përdorimit të teknologjisë. Gjithashtu, nëpërmjet instalimit të paneleve diellore TEG do të jetë pjesërisht i pavarur në prodhimin e energjisë elektrike që i nevojitet.

Një sërë shërbimesh të tjera do të digjitalizohen duke i lehtësuar vizitorëve dhe blerësve eksperiencën e tyre në TEG.

Zgjerimi TEG do të vijë edhe me shtimin e dyqaneve. Do kemi marka të reja që nuk kanë qenë më parë në Shqipëri?

Shtysë për zgjerimin e TEG ka qenë edhe kërkesat nga disa marka të rëndësishme ndërkombëtare për të qenë në Shqipëri. Me këtë dua të konfirmoj që do kemi disa marka shumë të njohura ndërkombëtare në fushën e veshjeve dhe modës që vijnë për herë të parë në Shqipëri. Emrat e këtyre markave do i zbulojmë në momentin e duhur duke respektuar edhe kontratat që kemi me ta.

Në fushën e gastronomisë, një markë ndërkombëtare të cilën mund ta gjeni që tani në TEG është PizzaHut. E pranishme në mbi 100 vende të botës ka zgjedhur ambientet e TEG si stacionim për Shqipërinë.

Blerësve do i ofrohen mbi 10,000 m2 dyqane të reja duke e bërë më të larmishme dhe akoma më të vështirë zgjedhjen brenda në TEG.

Kur parashikohet që dyqanet dhe shërbimet e vendosura në hapësirat e reja do të jenë të gjitha të hapura?

Ne po punojmë bashkërisht me markat që kanë marrë me qira hapësirat tregtare që ti hapim dyert e të gjitha dyqaneve sa më shpejt që të jetë e mundur. Punimet për hapjen e njësive të reja vazhdojnë intensivisht, ndërkohë hapësirat e përbashkëta janë tërësisht funksionale në shërbim të klientëve.

Në shtator do të përurohet këndi i lojërave për fëmijët dhe njësive të reja të zonës së ushqimit, “Food Court”. Punimet do vijojnë përgjatë këtyre muajve deri në muajin mars 2023, ku do jetë dhe faza përfundimtare dhe do shënojë me hapjen e të gjitha njësive, përfshirë dhe kategorinë e dyqaneve të veshjeveve dhe modës.

Sipas jush, çfarë e bën TEG qe te jete qendra më e kërkuar nga qiramarrësit dhe me e frekuentuara nga blerësit? 

TEG është qendra tregtare më e madhe në Shqipëri, është destinacioni i preferuar i blerjeve, duke e bërë njëkohësisht dhe qendrën më të frekuentuar me mbi 9.1 milion vizitorë në vit. Pavarësisht kësaj, TEG është gjithmonë në përpjekje për të ofruar më shumë. Më shumë argëtimin, më shumë zgjedhje në gastronomi, më shumë opsione për veshjet me brande ndërkombëtare, më shumë shërbime cilësore dhe të gjitha këto sipas standardeve më të larta dhe eksperiencave më të mira evropiane dhe ndërkombëtare të qendrave tregtare.

Ajo çka e bën TEG të suksesshëm sot është përkujdesja dhe vëmendja karshi blerësve dhe vizitorëve. Ne kujdesemi që ata të marrin më të mirën por edhe i dëgjojmë sugjerimet e tyre dhe preferencat e tyre. Përmirësimet dhe ndërhyrjet bëhen përherë pasi janë dëgjuar dhe analizuar blerësit dhe vizitorët e TEG.

Synimi ynë kryesor është ofrimi i një mjedisi mikpritës, me shërbime të cilësisë së lartë, si për qiramarrësit ashtu edhe për klientët, duke e bërë TEG prej më shume se 10 vitesh destinacionin e preferuar të blerjeve, argëtimit dhe jo vetëm. Ne përkujdesemi që kush vjen në TEG të jetë gjithmonë i lumtur dhe të rikthehet sërish.



Ju sugjerojmë

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj
-U tha në Opinion

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj

2 Qershor, 2025 11:42 pm
“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës
-U tha në Opinion

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës

2 Qershor, 2025 11:24 pm
Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…
-U tha në Opinion

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…

2 Qershor, 2025 11:07 pm
Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën
-U tha në Opinion

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën

2 Qershor, 2025 10:36 pm
Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime
Aktualitet

Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime

2 Qershor, 2025 9:28 pm
Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje
Aktualitet

Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje

2 Qershor, 2025 9:16 pm
Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën
Bota

Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën

2 Qershor, 2025 9:04 pm
PD humbëse në zgjedhjet parlamentare, Igli Cara: Shqipëria po shkon drejt shuarjes
Politikë

PD humbëse në zgjedhjet parlamentare, Igli Cara: Shqipëria po shkon drejt shuarjes

2 Qershor, 2025 8:54 pm
Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit, profesori italian tenton vetëvrasjen
Bota

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit, profesori italian tenton vetëvrasjen

2 Qershor, 2025 8:36 pm
PD kërkoi hetim, KQZ: Nuk janë shënuar fletët që s’janë përdorur për shkak…
Politikë

PD kërkoi hetim, KQZ: Nuk janë shënuar fletët që s’janë përdorur për shkak…

2 Qershor, 2025 8:23 pm
Para
Vendimi i Qeverisë, Policia shërbime me pagesë për sektorin privat

Vendimi i Qeverisë, Policia shërbime me pagesë për sektorin privat

Sula për ministren Ibrahimaj:Konfirmoi se krimi ekonomik është lejuar nga qeveria

Deputeti i PD: Në Shqipëri kontrabandohet naftë, qeveria gënjen

Tiranë/ 66 vjeçari shkon i plagosur në spital, ndërron jetë

Vritet me thikë një person në Pogradec
















TE FUNDIT

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj
2 Qershor, 2025

Liri Berisha ka rrëfyer detaje interesante nga takimet e saj me Gonxhe Bojaxhiun (Nënë Terezën), takime këto të zhvilluara si...

Lexo më shumë

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës
2 Qershor, 2025

Teksa shumë gjëra mbeten të panjohura për jetën e Gonxhe Bojaxhiu, Lirie Berisha zbulon disa detaje të cilat nxjerrin në...

Lexo më shumë

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…
2 Qershor, 2025

Liri Berisha, ka folur për librin “Nënë Tereza në jetën time”, që ka hedhur dritë mbi identitetin e Gonxhe Bojaxhiu,...

Lexo më shumë

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën
2 Qershor, 2025

Nënë Tereza fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979. Lajmi në atë kohë mbërriti edhe në Shqipëri, edhe pse...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com