Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Teatri u ndërtua nga mbreti Zog, Elia Zaharia jep firmën që të prishet

2018/07/02 at 12:41 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Teatri u ndërtua nga mbreti Zog, Elia Zaharia jep firmën që të prishet

Mbretit Zog i kanë luajtur eshtrat vendit atje ku prehet, kur ka parë a dëgjuar se Princesha e Shqipërisë, gruaja e nipit, trashëgimtar i fronit që ai themeloi në vitin 1928, ka hedhur firmën për shembjen e një ndërtese që vetë ai e ka ndërtuar.


Elia Zaharia Zogu, është një nga 65 firmëtarët e peticionit dërguar krerëve të shtetit për ndërtimin e një Teatri të Ri Kombëtar në truallin ku sot ngrihet godina e vjetër e TK-së.

Sigurisht, kjo do të thotë shembja e kësaj të fundit, një godinë që është porositur nga Mbreti Zog I dhe nisi ndërtimin në 1938. Më shumë se kushdo tjetër, princesha e re, e cila vuri kurorë në Pallatin Mbretëror (të Brigadave), edhe pse me profesion aktore dhe ka të drejtë të pretendojë për kushte më të mira pune, duhet të kishte ndjeshmërinë për të ruajtur gjurmët e mbetura të Monarkisë.

Por, ose Zaharia ka menduar për të mirën e “të gjithëve”, pra, për kushte më të mira për kolegët, duke sakrifikuar ndërtesën e porositur nga gjyshi Mbret, ose nuk ia ka fare haberin që ajo godinë, është porositur nga Zogu I.

Me gjasë, asaj i kanë shpëtuar sqarimet, informimet nga ana e historianëve të artit dhe specialistëve për historikun e institucionit ku ajo punon. Me shumë gjasë, edhe asaj i ka mbetur sahati te fakti që godina e TK-së është një ndërtesë “fashiste”, “kazermë” apo “dopolavoro për argëtimin e ushtarëve italianë”.

Princesha të kishte qenë më e vëmendshme ndaj deklaratave gjatë protestave apo shtypit të shkruar. Në datën 15 qershor, në gazetën “Panorama”, historiani i artit, Rubens Shima, argumentonte me fakte e dokumente, se përse kjo godinë, jo vetëm nuk është “dopolavoro”, jo vetëm që nuk ka qenë kazermë, por paraqet një moment shumë interesant të arkitekturës botërore.

Por ndër të tjera, ai na sqaroi se kjo godinë, që atëherë quhej Rrethi Italo-Shqiptar “Skanderbeg” nuk është një godinë fashiste (jo se do ishte mëkat po të qe. Ndërtesat e kësaj periudhe ruhen si pjesë e trashëgimisë botërore), por edhe është porositur nga vetë mbreti Zog. Bashkangjitur me shkrimin, ai ofroi edhe statutin e Rrethit “Skanderbeg”, në pikën e parë të të cilit sqarohej edhe në patronazhin e kujt ngrihej ajo godinë.

Në Nenin 1 të “Statutit themeltar” shkruhej: “Me synim intensifikimin e marrëdhënieve miqësore mes popullit shqiptar dhe atij italian, nëpërmjet një bashkëpunimi më të ngushtë në fushat kulturore, artistike, sportive dhe argëtuese, nën patronazhin e lartë të Madhërisë së tij Mbretit të Shqiptarëve dhe nën presidencën e Shkëlqesisë së Tij, Ministrit të Italisë në Tiranë, dhe të Shkëlqesisë së Tij Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ngrihet Rrethi ItaloShqiptar ‘Skanderbeg’”.

Ky nen flet qartë. Këtë, duhet ta dijë edhe Mbretëresha. Por nëse kalendari i saj është shumë i ngjeshur me aktivitete, të paktën, Oborri duhet ta informojë për ç’ka ndodh apo ç’ka ndodhur. Do të jetë mirë që Princeshes t’i jepej një listë me veprat që ka bërë gjyshi Mbret, se ndryshe, mund ta hedhë firmën edhe në ndonjë ndërtesë tjetër… jo nga keqdashja, por nga padija./ALMA MILE PANORAMA



Ju sugjerojmë

Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes me përfaqësues Ramën
Kryesore

Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes me përfaqësues Ramën

22 Janar, 2026 4:15 pm
Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore çështjen “Mcgonigal”

22 Janar, 2026 2:23 pm
Kërkesa e Ramës për pezullimin e Ballukut, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
Aktualitet

Kërkesa e Ramës për pezullimin e Ballukut, Kushtetuesja tërhiqet për vendim

22 Janar, 2026 2:12 pm
Pas fjalimit në Kuvend Rama ironizon opozitën me dy gishtat lart
Aktualitet

Pas fjalimit në Kuvend Rama ironizon opozitën me dy gishtat lart

22 Janar, 2026 2:09 pm
“Do t’i dorëzohem vetë ushtrisë amerikane”, Rama ironi me PD në Parlament
Kryesore

“Do t’i dorëzohem vetë ushtrisë amerikane”, Rama ironi me PD në Parlament

22 Janar, 2026 2:07 pm
Rama-PD: Ju do votoni shkuarjen time në Shtëpinë e Bardhë për Bordin e Paqes
Kryesore

Rama-PD: Ju do votoni shkuarjen time në Shtëpinë e Bardhë për Bordin e Paqes

22 Janar, 2026 1:20 pm
Bordi i Paqes/ Spiropali: Historike, partneritet me SHBA dhe anëtarësim në BE
Kryesore

Bordi i Paqes/ Spiropali: Historike, partneritet me SHBA dhe anëtarësim në BE

22 Janar, 2026 12:48 pm
Pse nuk mori pjesë në Davos? Rama: Zgjodha vajzën me lejen e Trump
Kryesore

Pse nuk mori pjesë në Davos? Rama: Zgjodha vajzën me lejen e Trump

22 Janar, 2026 12:28 pm
Bordi i Paqes për Gazën/ 19 shtetet që firmosën dokumentin e themelimit
Bota

Bordi i Paqes për Gazën/ 19 shtetet që firmosën dokumentin e themelimit

22 Janar, 2026 12:25 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

Bordi i Paqes, PD kërkon që Shqipërinë ta përfaqësojë Begaj, jo Rama

22 Janar, 2026 10:58 am
Para
De Gea, priti më pak gola nga të gjithë, statistikat dënojnë portierin e Spanjës

De Gea, priti më pak gola nga të gjithë, statistikat dënojnë portierin e Spanjës

Debati / Alibeaj nxjerr audiopërgjimin e Ramës, Manja: Je aktor i denjë për teatrin e ri

Debati / Alibeaj nxjerr audiopërgjimin e Ramës, Manja: Je aktor i denjë për teatrin e ri

Patrisi poston foton e ëmbël me Tunën, ja pse çifti është në super formë

Patrisi poston foton e ëmbël me Tunën, ja pse çifti është në super formë
















TE FUNDIT

SHBA del zyrtarisht nga OBSH

SHBA del zyrtarisht nga OBSH
22 Janar, 2026

Shtetet e Bashkuara largohen zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë këtë të enjte, pavarësisht se një lëvizje e tillë është...

Lexo më shumë

Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump

Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump
22 Janar, 2026

Deklaratat e Donald Trump në Davos, sipas të cilave Groenlanda ka qenë dikur territor amerikan, kanë ringjallur një debat të...

Lexo më shumë

Zelensky në Davos: Europa duket e ndarë dhe e humbur përballë Trumpit

Zelensky në Davos: Europa duket e ndarë dhe e humbur përballë Trumpit
22 Janar, 2026

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar ashpër Evropën gjatë fjalës së tij në Forumin e Davos, duke thënë se...

Lexo më shumë

Moti i keq në Greqi, reshjet e 6 muajve në një ditë shkaktojnë 2 viktima

Moti i keq në Greqi, reshjet e 6 muajve në një ditë shkaktojnë 2 viktima
22 Janar, 2026

Sasia e reshjeve të 6 muajve, u shënua në më pak se një ditë në kryeqytetin grek Athinë, i goditur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com