Zyrtarët e fushatës së ish-presidentit Donald Trump konfirmuan në një deklaratë se ai është i sigurt, pasi u qëllua me armë zjarri në afërsi të tij.
“Presidenti Trump është i sigurt pas të shtëna me armë zjarri në afërsi të tij. Nuk ka detaje të mëtejshme për momentin,” tha në një deklaratë Steven Cheung, lideri i fushatës së Trump.
Më herët, zëdhënësi i Donald Trump deklaroi se kandidati për president i SHBA “ka dëgjuar të shtëna pranë tij”.
Ish-presidenti raportohet se po luante golf në West Palm Beach.
Raportohet se të shtënat ndodhën pak para orës 14:00, jashtë klubit të golfit të Trump. Në të u përfshinë dy persona, të cilët hapën zjarr ndaj njëri-tjetrit.
Kujtojmë se më 13 Korrik, Donald Trump mbeti i plagosur në një atentat në Pensilvani, vetëm pak muaj para zgjedhjeve të 5 Nëntorit, ku ai do të përballet me zëvendëspresidenten demokrate Kamala Harris./Opinion.al