Jetmir Koleci është personi që ka qëlluar me armë zjarri këtë pasdite në drejtim të dy personave në Kamëz. Personat që kanë qenë objektiv i të shtënave me armë janë vëllezërit Ilir Halili dhe Astrit Halili.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një automjet tip “Golf”, të autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.