Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, policia kap autorin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:33 - 25/10/20 |
Al Do

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme në Triport të Vlorës.

Policia njofton se është qëlluar në ajër nga një 26-vjeçar i identifikuar si Emiljo Çelaj.

“Patrulla e Policisë Kufitare në Triport Vlorë, rreth orës 19:00, në afërsi të  Triportit, ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe mejëherë ka kërkuar ndihmën e Policisë së Rendit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare dhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë, të cilat falë reagimit në kohë bënë kapjen në flagrancë të shtetasve E. Ç., 26 vjeç dhe F. Z., 26 vjeç, të dy banues në Vlorë.”, njofton policia.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u sekuestrua dhe një armë zjarri pistoletë që e kishte Emiljo Çelaj, e cila dyshohet të jetë arma me të cilën ai ka qëlluar në ajër.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes.

Pas