Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Xhabiej”, në Shkodër.
Sipas “News24”, disa persona kanë qëlluar nga një automjet tip “Range Rover” në drejtim të disa personave të tjerë.
Paraprakisht nuk raportohet për të plagosur. Ndërsa mësohet se është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij.
Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al