Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më parë në Fushë Krujë. Mësohet se nga të shtënat me armë ka mbetur një person i plagosur.
Policia informon se shtetasi V. M., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G., 57 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.