Kronikë

Të shtëna me armë, qëllohet drejt banesës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:01 - 30/08/19 |
xhu lia

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese. Ngjarja është regjistruar në Korçë në lagjen nr.3 të qytetit pranë ish-depos së ujit.

Nga informacionet paraprake mësohet se është qëlluar me armë drejt shtëpisë private të J.Kullës, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta.

Forcat të shumta policie kanë shkuar në skenën e krimit dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur këtë ngjarje. Ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.08.2019, rreth orës 21:15, në lagjen nr.3, në afërsi të Depos së Ujit, është qëlluar me armë zjarri, dyshohet në drejtim të një banese, pa shkaktuar dëme në njerëz.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./Opinion.al/

Pas