Të paktën 1 person ka mbetur i vdekur nga një sulm me armë zjarri në aeroportin e Oklahomës në SHBA.
Policia ka rrethuar zonën dhe ka evakuuar aeroportin. Ngjarja ka ndodhur në mjediset e parkingut.
Dyshohet edhe për një tjetër të vdekur. Ende nuk dihen shkaqet e këtij sulmi por dyshohet për një konflikt më shumë sesa për sulm terrorist.
Ndërkaq aeroporti vijon të qëndrojë i mbyllur.