Ditën e premte në Kryesinë e Kuvendit do të mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore. Në këtë seancë pritet që të miratohet plani i punës.
Kujtojmë se në mbledhjen e parë për këtë vit, deputetët e Berishës e Bardhi mbushën sallën duke zënë të gjitha karriget e anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Gazment Bardhi tha se nuk mund të uleshin kur opozitën e përfaqëson në drejtim Alibeaj, e jo Bylykbashi që ka mbështetje më të madhe.