Mëngjesin e sotëm Garda e Republikës nuk ka lejuar që të futen në ambentet e kryesisë së Kuvendit deputetët demokratë të përjashtuar.
Në këtë situatë deputetët opozitarë janë futur nga dritarja.
Fillimisht u futën deputetët Saimir Korreshi, Bledion Nallbati, Flamur Noka e Ervin Salianji.
Më pas erdhën disa punonjës të Gardës që nuk lejuan ngjitjen e deputetëve të tjerë.
Në dritare doli edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili mbajti një prononcim për mediat./Opinion.al