Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të panjohurat e dronëve kamikaze që po përdor Rusia në Ukrainë

2023/01/03 at 9:36 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Të panjohurat e dronëve kamikaze që po përdor Rusia në Ukrainë

Shumicën e herëve ata vijnë natën. Banorët e qyteteve të Ukrainës i dëgjojnë rregullisht sulmet e droneve vetëasgjësues rusë. Kjo në një kohë kur termi është në fakt jo i saktë: sulmet vetëasgjësuese, të njohura si sulme me kamikace ishin sulme të pilotëve të rinj japonezë, të cilët rrëzoheshim me avionët e tyre në anije kundërshtare, në mënyrë që të shkaktonin sa më shumë dëme. Vdekja e pilotit ishte pjesë e konceptit.


Por dronët nuk kanë pilotë. Mund të flitet madje për drone me një përdorim, sepse dronet shkatërrohen gjatë sulmit – ndryshe nga droni turk Bayraktar, për shembull, i cili kthehet nga bombardimet dhe fluturimet e zbulimit.

Droni vetëasgjësues i përdorur në Ukrainë është zakonisht një dron luftarak iranian Shahed-136 – megjithëse Rusia dhe Irani deri tani e kanë mohuar blerjen e tij. Shahed-136 është rreth 3.5 metra i gjatë dhe ka krahë delta me një hapësirë ​​prej rreth 2.5 metra. Ai mund të mbajë rreth 50 kilogramë eksploziv. Droni vihet në lëvizje nga një helikë shtytëse në pjesën e pasme me një motor benzine.

Prandaj është i zhurmshëm dhe shpejtësia e tij prej më pak 200 km/orë është mjaft e ulët. Megjithatë, rrezja e veprimit të tij vlerësohet në 2000 km. Edhe nëse këto janë të dhëna të prodhuesit iranian të tyre dhe rrezja e goditjes të jetë në realitet pak më e ulët, në krahasim me dronët e tjerë vetëasgjësues ajo është jashtëzakonisht e lartë. Nga Rusia, Shahed-136 mund të arrijë në çdo qytet të Ukrainës.

Shahed-136, megjithatë, është ndërtuar shumë thjesht. Ndryshe nga dronet amerikane Switchblade , për shembull, te Schahedi përcaktohet paraprakisht një objektiv, i cili duhet të jetë patjetër i palëvizshëm, dhe droni më pas lëviz automatikisht drejt tij. Pasi caktimit të objektivit, ai nuk mund të ndikohet më.

Dronët vetëasgjësues quhen gjithashtu “armë sorrollatëse” (loitering weapons). Ndryshe nga shahedët, sisteme të tjera si switchblade së pari rrijnë pezull mbi një zonë ndërhyrjeje përpara se një operator tokësor t’u caktojë me lidhje të dhënash një objektiv, i cili mund të jetë edhe i lëvizshëm. Droni fluturon drejt atij objektivi, duke u shkatërruar edhe vetë.

Një vendim i vështirë për të marrë: a ia vlen rrëzimi?

Shahed nuk ka asnjë shans kundër sistemeve moderne të mbrojtjes ajrore. Sipas mendimit të ekspertëve ushtarakë, droni nuk është i përshtatshëm as për t’u përdorur në front. Por ky nuk duket të jetë qëllimi i ushtrisë ruse në luftën në Ukrainë. Taktika e përdorimit të droneve është me sa duket e ndryshme: synimi është të goditen objektiva civilë si instalimet e furnizimit dhe banesat dhe të përhapet terror në popullatë.

Duke qenë se droni është relativisht i lirë, me një çmim prej rreth 20.000 dollarësh amerikanë për copë dhe përbërësit e tij mund të gjenden lehtë për t’i blerë, mbrojtësit shpesh ndodhen para vendimit të vështirë nëse ia vlen të përdoren kundër tyre predha kundër ajrore moderne, kur secila prej tyre mund të kushtojë disa herë më shumë se çmimi i një droni vetëasgjësues. Aq më tepër kur Rusia shpesh përdor në Ukrainë koloni të tëra shahedësh, disa prej të cilave sigurisht që kapen, por të tjerët e arrijnë objektivin e tyre. Përveç kësaj, mbrojtja nga dronët mobilizon forcat ushtarake dhe të mbrojtjes ajrore ukrainase në të gjithë vendin, të cilat më pas mungojnë në vijat e frontit. Edhe kjo duket të jetë një llogaritje ruse.

Ekspertët ushtarakë perëndimorë supozojnë gjithashtu se dronët vetëasgjësues po përdoren për të zëvendësuar raketat me koka shpërthyese të kryqëzorëve, gjithashtu shumë më të shtrenjta, të cilat me sa duket kanë filluar të mbarojnë në Rusi.

Dronët e thjeshtë dhe të lirë vetëasgjësues nuk luajnë pothuajse asnjë rol në fushën e betejës. Por Rusia padyshim është përqendruar edhe te efekti psikologjik i tyre: të demoralizojë popullsinë civile./DW



Ju sugjerojmë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Para
Sot u prezantua Ronaldo, ish-lojtari i kombëtares shqiptare ka fituar 2 trofe me Al Nassr

Sot u prezantua Ronaldo, ish-lojtari i kombëtares shqiptare ka fituar 2 trofe me Al Nassr

Kapet me drogë dhe mijëra paund, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Angli

Kapet me drogë dhe mijëra paund, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Angli

Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Horoskopi për sot, 4 janar 2023
















TE FUNDIT

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
26 Korrik, 2026

Dy ditë pas reflektimeve nga protesta e flamingove dhe prezantimit të projektit të quajtur Besa, me të cilin kërkoi dialog...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}